Nafta qëndron mbi 80 dollarë për fuçi - Investitorët monitorojnë rimëkëmbjen e Kinës

Çmimet e naftës u rritën lehtë të hënën, të mbështetur nga planet e OPEC+ për të ulur më shumë prodhimin, ndërkohë që investitorët monitorojnë të dhënat ekonomike kineze për shenja të një rikuperimi të kërkesës nga konsumatori numër 2 i naftës në botë.
Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën 6 cent në 86.37 dollarë për fuçi, ndërsa nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u tregtua në 82.56 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat shënuan fitimet e tyre të katërta javore javën e kaluar pasi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë – IEA - parashikoi kërkesë rekord në 2023 - shin prej 101.9 milionë fuçi në ditë, 2 milionë fuçi në ditë më shumë se vitin e kaluar.
Megjithatë, IEA paralajmëroi në raportin e saj mujor se reduktimet e prodhimit të vendosura nga prodhuesit e OPEC+ rrezikonin të përkeqësonin një deficit të furnizimit me naftë që pritet në gjysmën e dytë të vitit dhe mund të dëmtojnë konsumatorët dhe rimëkëmbjen ekonomike globale.
Rritja e kostove për furnizimet e papërpunuara të Lindjes së Mesme, të cilat plotësojnë më shumë se gjysmën e kërkesës së Azisë, tashmë po ‘shtrëngojnë’ marzhet e rafinerëve, duke i shtyrë ata të sigurojnë furnizime nga rajone të tjera. Rafineritë po rrisin gjithashtu prodhimin e benzinës përpara pikut të kërkesës në verë, ndërsa reduktojnë prodhimin e naftës mes marzheve të përkeqësuara.
Ndërkohë, eksportet e naftës nga Iraku verior në portin turk të Ceyhanit mbetën të bllokuara pothuajse tre javë pasi një çështje arbitrazhi vendosi që Ankaraja i detyrohej Bagdadit kompensim për eksportet e paautorizuara. Investitorët do të analizojnë publikimin e të dhënave të prodhimit të brendshëm bruto të tremujorit të parë të Kinës këtë javë, të cilat pritet të jenë pozitive për çmimet e mallrave.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Forcohet besimi për bankat në SHBA - Regjistrohen rritje në depozita në fillim të muajit prill
Depozitat në bankat tregtare të SHBA-së shënuan rritje në fillim të prillit në një shenjë të përtërirë besimi në sektorin bankar pas daljeve masive të......

Automjetet elektrike mbeten të shtrenjta - Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përballojnë dot çmimet
Automjetet elektrike mbeten një luks i papërballueshëm për shumicën europianëve, pasi pavarësisht subvencioneve shtetërore, kostoja e blerjes është në disa......

Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç - Punëdhënësit në Itali nuk paguajnë 60% të pagës së tyre
Për të neutralizuar ushtrinë e “Neet”, që do të thotë 3 milion të rinjtë të cilët nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, në Itali, qeveria e kryeministres Meloni......

Yellen paralajmëron: Sanksionet mund të rrezikojnë hegjemoninë e dollarit amerikan!
Sanksionet ekonomike të vendosura ndaj Rusisë dhe vendeve të tjera nga Shtetet e Bashkuara e vënë në rrezik dominimin e dollarit pasi vendet e synuara kërkojnë......

Itali, POS merr një rol të ri - “Spiun” për të minimizuar evazionin fiskal
Zbulohet një rol i ri për POS në Itali. Aparati i famshëm që lejon të paguash faturën me monedhë elektronike që aktualisht në shumë pika të Italisë është......

Skema e garancisë së depozitave - Banka e Anglisë kërkon reformën urgjente të saj
Banka e Anglisë po shqyrton një rishikim urgjent të skemës së saj të garancisë së depozitave, duke përfshirë rritjen e shumës së mbuluar për bizneset dhe......

Nafta, e qëndrueshme pranë 86 USD për fuçi - Mbështetet nga lajmet se OPEC+ mund ta ulë më tej prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, ndërsa një mbështetje po e gjen nga planet e OPEC+ për të ulur më tej prodhimin. Gjithashtu, investitorët......

Polonia dhe Hungaria ndalojnë importet e drithërave nga Ukrainë për të mbrojtur fermerët vendas!
Polonia dhe Hungaria kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht importet e drithërave dhe dhjetëra produkteve të tjera ushqimore nga Ukraina, në një veprim që......