Shqipëria Postuar më 17 Prill 2023, 11:10

60 qendra shëndetësore pa kushte për shërbimin ndaj qytetarëve - Lagështirë e mungesë energjie. Ministria liston problematikat në tenderin 282 mln lekë

Nga SCAN TV
60 qendra shëndetësore pa kushte për shërbimin ndaj

Qendrat shëndetësore në disa qarqe të vendit tonë nuk i plotësojnë kushtet e duhura për të ofruar shërbimin ndaj qytetarëve. Mure me lagështire, dysheme të dëmtuara, rrjeti elektrik dhe i ujësjellësit jofunksional dhe tualete jashtë funksionit janë disa nga përshkrimet në relacionet teknike të paraqitura në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë për rikonstruksionin e 60 qendrave shëndetësore në disa qarqe të vendit.

Tenderi “Rikonstruksion i qendrave shëndetësore (viti 2023-2024)” me vlerën 282 milionë lekë do të ndahet në 4 lote për qarqet Tiranë e Durrës, Berat, Korçë dhe Elbasan, Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër, Gjirokastër, Vlorë dhe Fier.

Loti I parë për qarqet Tiranë dhe Durrës në të cilin do të rikonstruktohen 17 objekte ak nëj fond limit 51 milionë lekë. Këtu përfshihet rikonstruksioni i 6  qendrave në Tiranë dhe 3 në Kavajë ndërsa në qarkun e  Durrësit,  4 për qytetin e Durrësit dhe 4 për Krujën. Loti I dytë për qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan ka një fond 63 milionë për 16 objekte. Loti 3 për qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Dibër përfshin 11 objekte me fond limit 93, milionë lekë ku këtu përfshihen rikonstruskione në Shkodër, Lezhë, Pukë, Tropojë, Malësi e Madhe, Mirditë, Has. Ndërsa Loti 4 në qarqet Gjirokastër, Vlorë dhe Fier përfshin 16 objekte  në Vlorë Delvinë, Saradë, Përmet, Tepelenë me fond 75 milionë lekë

Në tender thuhet se objektivi është vlerësimi ekonomiko-teknik i çdo godine që ka nevojë për ndërhyrje dhe parashtrimi i kërkesave për një funksionim normal dhe dinjitoz si nje godine shëndetësore.

Çfarë vihet re në relacionet e çdo qendre shëndetësore janë kushtet që prej vitesh ofrojnë shërbimin për qytetarët të tilla si fasadat e dëmtuara, ndryshimi i planimetrive të brendshme të qendrave shëndetësore, ndërhyrja në rrjetin elektrik dhe zëvendësimi i tij, ndërhyrja në rrejtin e ujësjellësit, rikonstruksion dhe mirëmbajtje godinash civile e industriale, veshje fasada etj.

Si psh në relacionin teknik të qendrës shëndetësore në Farkë të Madhe thuhet se rrjeti elektrik ekzistues nuk shfrytëzohet dhe ndërtimet e reja do të kryhen me produkte të standarteve të Bashkimit Europian pasi të vjetrat nuk janë të tilla. E njëjta gjë përkshkruhet edhe për qendrën shëndetësore Paskuqan në projektin e së cilës nëpërmjet fotove të realizuara tregohen se tualetet janë jashtë funksionit, dyshemet të dëmtuara, mure me lagështirë etj. Këto investime po ndërrmeren nga Ministria e Shëndetësisë pak javë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Marinela Lina/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat