BSH garantoi stabilitetin monetar dhe financiar – Guvernatori Sejko, në Mbledhjet e Pranverës të FMN dhe Bankës Botërore

Ekonomia shqiptare i rezistoi mirë goditjeve të njëpasnjëshme nga tërmeti, pandemia dhe pasojat ekonomike të luftës në Ukrainë. Deklarata është bërë nga Guvernatori i Bankës Qendrore, Gent Sejko, i cili së bashku me një delegacion nga Shqipëria morën pjesë në Mbledhjet e Pranverës të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore në Uashington.
Sipas Sejkos, Banka e Shqipërisë ka garantuar stabilitetin monetar dhe financiar të vendit, duke rritur normën bazë të interesit në përputhje me objektivin e saj kryesor për të luftuar inflacionin. Lidhur me tregjet financiare, Guvernatori Sejko u shpreh se ato mbeten të qeta, edhe në prani të shtrëngimit global të kushteve të financimit. Sektori bankar paraqitet likuid, i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës.
Në veçanti, treguesit e likuiditetit dhe ata të kapitalizimit të këtij sektori mbetën të kënaqshëm dhe raporti i mjaftueshmërisë së kapitalit shënoi vlerën 18.1% në fund të vitit 2022. Banka e Shqipërisë ka monitoruar nga afër tregjet ndërkombëtare dhe tregu shqiptar qëndron larg këtyre rreziqeve dhe për më tepër, provat e rezistencës dhe analizës të kryera, tregojnë se bankat e nivelit të dytë janë mjaft të shëndetshme. Përsa i përket kreditimit të ekonomisë, Guvernatori shtoi se ai është mbështetur nga kushtet e favorshme të financimit në vend.
SCAN
Sondazh

60 qendra shëndetësore pa kushte për shërbimin ndaj qytetarëve - Lagështirë e mungesë energjie. Ministria liston problematikat në tenderin 282 mln lekë
Qendrat shëndetësore në disa qarqe të vendit tonë nuk i plotësojnë kushtet e duhura për të ofruar shërbimin ndaj qytetarëve. Mure me lagështire, dysheme të......

“Bursa e energjisë elektrike, e paplotë pa kompanitë private” - Preçi: Pjesëmarrës vetëm kompanitë publike. Privatët skeptikë për shkak të politikave
Bursa Shqiptare e Energjisë Elektrike, pa pjesëmarrjen e kompanive private është e paplotë”. Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi komenton nisjen e funksionimit të......

Nuk ndalen borxhet e ujësjellësve ndaj OSHEE - 18.18 mld lekë të papaguara, plani për reduktimin e stokut mbetet në letër
Plani i qeverisë për reduktimin e stokut të detyrimeve të prapamebtura të energjisë ka mbetur në letër, pasi borxhet e ujësjellësve ndaj Operatorit të......

Si do kishte reaguar ekonomia pa rritur normën bazë? - Studimi i BSH/ Leku në 2023 do ishte nënçmuar 11%, inflacioni 6.5 pikë më i lartë
Në mbyllje të vitit 2022 Banka e Shqipërisë ka bërë një vlerësim empirik të ecurisë së inflacionit, kursit të këmbimit dhe kredive me probleme në mungesë të......

Nafta qëndron mbi 80 dollarë për fuçi - Investitorët monitorojnë rimëkëmbjen e Kinës
Çmimet e naftës u rritën lehtë të hënën, të mbështetur nga planet e OPEC+ për të ulur më shumë prodhimin, ndërkohë që investitorët monitorojnë të dhënat......

Forcohet besimi për bankat në SHBA - Regjistrohen rritje në depozita në fillim të muajit prill
Depozitat në bankat tregtare të SHBA-së shënuan rritje në fillim të prillit në një shenjë të përtërirë besimi në sektorin bankar pas daljeve masive të......

Automjetet elektrike mbeten të shtrenjta - Pjesa më e madhe e njerëzve nuk i përballojnë dot çmimet
Automjetet elektrike mbeten një luks i papërballueshëm për shumicën europianëve, pasi pavarësisht subvencioneve shtetërore, kostoja e blerjes është në disa......

Bonus për ata që punësojnë persona nën 30 vjeç - Punëdhënësit në Itali nuk paguajnë 60% të pagës së tyre
Për të neutralizuar ushtrinë e “Neet”, që do të thotë 3 milion të rinjtë të cilët nuk punojnë dhe as nuk studiojnë, në Itali, qeveria e kryeministres Meloni......