Bota Postuar më 8 Dhjetor 2022, 12:32

Turistët “bojkotojnë” Katarin - Priteshin 1.2 milionë vizitorë, janë regjistruar vetëm 765 mijë të tillë

Nga SCAN TV
Turistët “bojkotojnë” Katarin - Priteshin 1.2 milionë

Katari ka regjistruar vetëm 765 mijë vizitorë gjatë dy javëve të para të Kupës së Botës, sipas organizatorëve në një raport të publikuar ng agjencia e lajmeve Reuters. Një shifër kjo shumë më e ulët në krahasim me fluksin prej 1.2 milion që pritej nga autoritetet për eventin një mujor.

Për më tepër ndryshimi i kësaj shifre është gati një mision i pamundur duke marrë në konsideratë se janë vetëm tetë skuadra që kanë mbetur në garë dhe ndodhen aktualisht në Doha: pra janë tetë ndeshje në krahasim me 64 që priteshin të luheshin në fillim të kampionatit në 20 nëntor.

Kulmi i fluksit të vizitorëve ndërkombëtarë, sipas organizatorëve, u shënua në datat 24 – 28 nëntor kur ishin 32 ekipe dhe kishte ndeshje cdo ditë.

Në raportin e publikuar nga komiteti suprem për shpërndarjen dhe trashëgiminë, që ka organizuar dhe kampionatin, në 17 ditët e para të tij ishin 765.859 vizitorë ndërkombëtarë që kishin hyrë në vend. Ndërkohë që më shumë se gjysma e tyre janë larguar. Gjithashtu u regjistruan 3.09 milion bileta të shitura në tetë stadiumet në Katar për turneun që përfundon më 18 dhjetor.

Turneu në Katar, i pari që zhvillohet në Lindjen e Mesme, konsiderohet si një nga më të shtrenjtit për sa i përket biletave, hoteleve dhe alkoolit, shitjet e të cilave janë të kufizuara.

Më pak vizitorë ndërkombëtarë se sa ishte parashikuar fillimisht, çuan në një tepricë të papritur të akomodimit, por gjithashtu ka shmangur mbipopullimin apo kaosin në trafik në Katar, vendi më i vogël si nga popullsia ashtu edhe nga sipërfaqja për të pritur Kupën e Botës. Fluksi i vizitorëve përfaqëson një rritje prej 25% për popullsinë rezidente të vendit prej 3 milionë banorësh, nga të cilët vetëm rreth 10-12% janë vendas. Më shumë vizitorë pritet të udhëtojnë drejt Katari për ndeshjet mes ekipeve të mëdha, pasi vendi hoqi kufizimet e hyrjes për qytetarët dhe banorët e shteteve të Gjirit.

Organi drejtues i futbollit botëror FIFA tha se frekuentimi i stadiumeve në Katar kishte tejkaluar frekuentimin në stadiume gjatë një periudhe korresponduese në Kupën e Botës 2018 në Rusi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat