Udhëtoni me tren, jo me avion! - BE miraton kërkesën e Francës. Ndalon fluturimet e shkurtra

Bashkimi Europian ka miratuar kërkesën e Francës për anulimin e tre itenerareve me rreze të shkurtër për sa i përket fluturimeve, për të kursyer emetimet e dioksidit të karbonit. Udhëtarëve do iu vihet në dispozicion një shërbim transporti hekurudhor i përshtatshëm. Vendimi ekzekutiv u publikua në gazetën europiane, pasi në dhjetor të vitit 2021, komisioni europian kishte shprehur rezerva për sa i përket manipulimeve të konkurencës. Sipas Francës, vendimi do të sjellë një kursim prej 55 mijë ton emetimesh.
Gjithsesi, komisioni europian shpjegoi se iniciativa e Francës nuk mund të përfshijë itenerare të tjera përvec atyre të listuara në vendim: Orli’ – Bordo, Orli’ – Nantes dhe Orli’- Lion. Në vendim lexohet se pasojat negative të cdo kufizimi të të drejtave të trafikut mbi qytetarët dhe mbi lidhjen e europianëve duhet të kompensohen nga vendosja në dispozicion e mjeteve alternative të transportit, me çmime të pranueshme, që të jenë të përballueshme dhe në mbështetje të klimës.
Më shumë se 65 milionë francezë do të duhet të përshtaten me rregullat e reja, dhe pse fillimisht ishin propozuar tetë itenerare në vend të tre që u miratuan nga komisioni europian. Në vitin 2021 deputetët francezë votuan për të ndaluar fluturimet kombëtare me rreze të shkurtër në momentin që kishte në dispozicion një linjë hekurudhore alternative prej dy orësh e gjysëm ose më pak.
Sipas vendimit të komisionit europian udhëtimi me tren duhet të garantojë patjetër të njëjtin itenerar me atë ajror, ora të njëjtën lidhje mes dy qyteteve. Kjo lidhje duhet të jetë e sigurtë disa herë në ditë, me mundësi vajtje dhe ardhje dhe oraret duhet të jenë të përshtatshme për pasagjerët.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sanksionet e BE-së, kufiri i çmimit të naftës ruse dhe rregullat e reja turke shkaktojnë bllokim të cisternave!
Rregullat e reja turke të sigurimit për cisternat e naftës që transportojnë naftë ruse vazhdojnë të ngadalësojnë lëvizjen e cisternave në brigjet e Turqisë dhe......

Botërori i ardhshëm do të ketë 16 ekipe te reja shtesë. A është më shumë më mirë?!
Kupa e ardhshme e Botës do të jetë më e madhja ndonjëherë pasi organizmi botëror i futbollit FIFA vendosi të shtojë numrin e ekipeve nga 32 në 48 në vitin......

BE nis paketën e mbështetjes energjetike prej 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor – Si do të ndahen fondet
Bashkimi Evropian njoftoi në fund të tetorit se ishte duke përgatitur 1 miliard euro grante për sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Detajet e......

Sondazhi: Tregtarët me pakicë mendojnë të investojnë edhe më shumë gjatë 2023 sidomos në teknologji dhe kripto!
Investitorët me pakicë nuk janë trembur nga rënia e aksioneve këtë vit. Në vitin 2023, shumica e investitorëve individualë planifikojnë të investojnë të......

FIFA gjobit Kroacinë dhe Serbinë për incidentet ndëretnike në Kupën e Botës!
Federata e futbollit kroat dhe serb u gjobit nga komiteti disiplinor i FIFA-s për incidente që përfshijnë provokime etnike në Kupën e Botës. FIFA i gjobiti......

Rënia e fortë e tregtisë së jashtme kineze shkakton shqetësime për ekonominë globale!
Rënia e fortë e eksporteve kineze që nga fillimi i pandemisë më shumë se dy vjet e gjysmë më parë ka shkaktuar shqetësime për një rënie ekonomike globale.......

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Monedha europiane ka humbur sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.4 lekë sipas kursit të......

Meta zgjedh Httpool nga Aleph si Partner të Autorizuar shitjesh në Shqipëri!
Httpool nga Aleph dhe Meta kanë deklaruar se dy kompanitë do të bashkëpunojnë në Shqipëri nën Programin e Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve......