Rënia e fortë e tregtisë së jashtme kineze shkakton shqetësime për ekonominë globale!

Rënia e fortë e eksporteve kineze që nga fillimi i pandemisë më shumë se dy vjet e gjysmë më parë ka shkaktuar shqetësime për një rënie ekonomike globale. Eksportet kineze kanë rënë 8.7 % në nëntor krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga agjencia doganore të mërkurën. Kjo është rënia më e madhe që nga shkurti 2020.
Importet kanë rënë madje edhe më shumë - ato ishin 10.6 % më të ulëta se në nëntor 2021. Kjo ishte jo vetëm rënia e dytë radhazi, por edhe më e madhja që nga maji 2020.
Rënia e tregtisë së jashtme kineze po prek edhe eksportuesit gjermanë. Eksportet gjermane drejt Kinës ranë me 17.5 % ndërsa eksportet e Kinës drejt Gjermanisë gjithashtu ranë me 14.4 %. Rënia e eksporteve kineze në SHBA ishte edhe më e madhe, me 25.4 %, ndërsa Kina importoi 7.3 % më pak nga SHBA.
Zyra Kombëtare e Statistikave në Kinë pranoi se pandemia kishte "efekte negative në prodhimin dhe aktivitetet e disa kompanive". Prodhimi është ngadalësuar, ndërsa porositë kanë rënë. Furnizuesit u ankuan për problemet e transportit dhe logjistikës. Kërkesa në tregjet brenda dhe jashtë vendit ka rënë për shkak të, ndër të tjera, recesioneve të pritshme dhe çmimeve të larta të energjisë.
Pekini tani ka lehtësuar disa nga kufizimet e rrepta të pandemisë për shkak të presionit në rritje nga popullsia. Eksportet pritet të bien edhe në tremujorët e ardhshëm kjo është për shkak të recesionit të pritur global.
Për shkak të politikës së qeverisë "Zero-COVID", ka ndërprerje të vazhdueshme të prodhimit në ekonominë e dytë më të madhe në botë pas SHBA-së. Ajo është nën presion edhe për shkak të krizës së pasurive të paluajtshme. Për më tepër, tregtia globale është më e dobët për shkak se klientët e rëndësishëm të eksportuesve kampionë botërorë, si SHBA dhe Gjermania, vuajnë nga inflacioni i lartë, prandaj konsumatorët dhe kompanitë po shkurtojnë shpenzimet e tyre.
Qeveria i është përgjigjur rritjes së ngadaltë ekonomike me një sërë vendimesh muajt e fundit, duke përfshirë uljen e sasisë së parave të gatshme që bankat duhet të mbajnë si rezerva. Kjo çliron më shumë para për kredi. Por analistët mbeten skeptikë se masat do të sjellin rezultate të shpejta pasi do të duhet kohë që kontrollet e pandemisë të jenë plotësisht të relaksuara.
Ekonomia e Kinës u rrit me vetëm 3 % në tre tremujorët e parë të këtij viti. Kjo është shumë më pak se objektivi vjetor i qeverisë kineze prej rreth 5.5 %. Analistët presin rritje prej pak më shumë se 3 % në nivel vjetor. Banka Botërore bën thirrje për reforma të mëtejshme strukturore dhe paralajmëron për rreziqe financiare. "Në periudhën afatmesme, ekonomia e Kinës do përballet ende me një rënie strukturore”, thuhet në një analizë. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Sa këmbehen sot valutat kryesore?!
Monedha europiane ka humbur sërish pikë këtë mëngjes pasi në raport me ditën e djeshme blihet sot me 115.7 lekë dhe shitet me 116.4 lekë sipas kursit të......

Meta zgjedh Httpool nga Aleph si Partner të Autorizuar shitjesh në Shqipëri!
Httpool nga Aleph dhe Meta kanë deklaruar se dy kompanitë do të bashkëpunojnë në Shqipëri nën Programin e Partnerëve të Autorizuar të Shitjeve......

Nafta, në rritje të lehtë pas dy ditësh në rënie - Qëndron në nivelin më të ulët për këtë vit. Radhë anijesh në portet e Turqisë
Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë tregtisë së sotme europiane, pas humbjeve të konsiderueshme në dy sesionet e fundit, ku preku edhe nivelin më të ulët për......

Dollari qëndron i dobët - Tregjet përgatiten për një recesion në SHBA në 2023
Dollari amerikan po qëndron i dobët edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatiten për një recesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët presin mbledhjen e FED, shqetëson ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë dhe......

CEFTA vazhdon të zgjerojë Korridoret e Gjelbërta me Bashkimin Evropian
Java tradicionale e CEFTA-s po mbahet këtë vit në Bruksel, ku në fokus është bashkëveprimi i politikës tregtare, integrimi rajonal, duke u përqëndruar në......

Bordi i Transparencës - Bie çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

“Ndëshkohen” projektet me realizim të dobët - Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës
Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato......