Nafta, në rritje të lehtë pas dy ditësh në rënie - Qëndron në nivelin më të ulët për këtë vit. Radhë anijesh në portet e Turqisë

Nafta i është rikthyer fitimeve gjatë tregtisë së sotme europiane, pas humbjeve të konsiderueshme në dy sesionet e fundit, ku preku edhe nivelin më të ulët për këtë vit. Çmimet u gjendën nën presion nga rritja e rezervave të naftës bruto dhe benzinës në SHBA, por edhe nga shenjat për ngadalësimin e ekonomisë më të madhe në botë. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 78 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 72 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët prekën nivelin më të ulët për këtë vit, gjatë sesionit të kaluar. Referuar të dhënave në SHBA, prodhimi i naftës bruto u rrit në 12.2 milionë fuçi gjatë javës së kaluar, niveli më i lartë që nga gushti i këtij viti. Njëkohësisht, edhe rezervat e benzinës u rritën me 5.3 milionë fuçi, në totalin e 219.1 milionë fuçive, një shenjë që tregon se amerikanët po lëvizin më pak me mjetet e tyre.
Sipas analistëve, mbështetja e vetme për çmimet e naftës është vendimi i autoriteteve në Kinë për të lehtësuar masat kundër Covid-19. Ndërkohë, zyrtarët perëndimorë janë në bisedime me Turqinë për të zgjidhur radhët e anijeve çisternë, pasi G7-a dhe Bashkimi Europian vendosën kufizime të reja më 5 dhjetor, që synojnë eksportet ruse të naftës. Të paktën 20 tankera vazhdojnë të përballen me vonesa për të kaluar nga portet ruse në Detin e Zi drejt Mesdheut, ndërsa operatorët po përpiqen të respektojë rregullat e Turqisë.
SCAN
Sondazh

Dollari qëndron i dobët - Tregjet përgatiten për një recesion në SHBA në 2023
Dollari amerikan po qëndron i dobët edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatiten për një recesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit......

Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët presin mbledhjen e FED, shqetëson ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë dhe......

CEFTA vazhdon të zgjerojë Korridoret e Gjelbërta me Bashkimin Evropian
Java tradicionale e CEFTA-s po mbahet këtë vit në Bruksel, ku në fokus është bashkëveprimi i politikës tregtare, integrimi rajonal, duke u përqëndruar në......

Bordi i Transparencës - Bie çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

“Ndëshkohen” projektet me realizim të dobët - Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës
Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato......

Shqipëria nga vendet e fundit për eksporte - Zusi: Nuk ka forcë punëtore, emigrimi plagë e Shqipërisë
Shqipëria është nga vendet e fundit që eksporton kështu u shpreh “Në Fokus” ekspertja Ines Nurja. Kjo e fundit tregoi edhe se peshën kryesore e zë tregtia e......

Bashkitë nuk kursehen për dekoret e fundvitit - 405 mijë euro 25 prej tyre. Durrësi kryeson me shpenzimet
Festat e fundvitit po afrojnë dhe siç do herë 61 bashkitë e vendit zbukurojnë sheshet kryesore të qyteteve. Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës......

Çmimi i energjisë për dhjetorin nuk rritet - Asambleja e KESH pezullon çmimet e shtrenjtuara për OSHEE, fasha s’aplikohet
Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë......