“Ndëshkohen” projektet me realizim të dobët - Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës

Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato projekte që kanë pasur ecuri më të mirë dhe duke “ndëshkuar” projektet të cilat nuk kanë shkuar sipas parashikimeve.
Në aktin e fundit normativ, qeveria parashikon shtesë në nivelin 12.4 miliardë lekë për fondin e rindërtimit, me qëllim plotësimin e nevojave për financimin e projekteve në vazhdim.
5 miliardë lekë shtesë apo rreth 43 milionë euro, do të shkojnë për projektet në vazhdim në infrastrukturë në programin “Transporti rrugor”, dhe konkretisht për avancimin e projekteve strategjike si tuneli i Llogarasë dhe Unaza e Tiranës dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.
2 miliardë lekë për projektet në vazhdim për sektorin e ujësjellës-kanalizimeve në shkallë vendi, për përmirësimin e furnizimit me ujë të popullsisë dhe mbulimin e detyrimeve të prapambetura.
Po ashtu, janë parashikuar 2 miliardë lekë për Korporatën Shqiptare të Investimeve (AIC), në formën e transfertës kapitale për mbështetjen e projekteve të zhvillimit dhe 2 miliardë lekë për aviacionin civil, të cilat do të përdoren për zhvillimin dhe implementimin e investimeve të nisura në infrastukturën aeroportuale.
Ndërkohë, që janë shkurtuar 9.8 miliardë lekë fonde të shpenzimeve kapitale me financim të huaj, si rrjedhojë e ecurisë së ngadaltë në zbatim apo problematikave me shpronësimet etj. Rreth 5.3 miliardë lekë shkurtime të shpenzimeve kapitale me financim të brendshëm, si rrjedhojë e ecurisë së ngadaltë në nivel 11-mujor, problematikave me procedurat e prokurimeve, efekteve negative të rritjes së çmimeve të in-puteve të ndërtimit etj.
Referuar të dhënave deri në fund të muajit Tetor, realizimi i investimeve publike në raport me aktin normativ të muajit Korrik, rezulton në nivelin 49.6 përqind.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Shqipëria nga vendet e fundit për eksporte - Zusi: Nuk ka forcë punëtore, emigrimi plagë e Shqipërisë
Shqipëria është nga vendet e fundit që eksporton kështu u shpreh “Në Fokus” ekspertja Ines Nurja. Kjo e fundit tregoi edhe se peshën kryesore e zë tregtia e......

Bashkitë nuk kursehen për dekoret e fundvitit - 405 mijë euro 25 prej tyre. Durrësi kryeson me shpenzimet
Festat e fundvitit po afrojnë dhe siç do herë 61 bashkitë e vendit zbukurojnë sheshet kryesore të qyteteve. Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës......

Çmimi i energjisë për dhjetorin nuk rritet - Asambleja e KESH pezullon çmimet e shtrenjtuara për OSHEE, fasha s’aplikohet
Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë......

Samiti i BE, çfarë fituam për energjinë - Zbardhen detajet/ Financim i tubacionit të gazit Fier – Vlorë, 85 mln euro për blerjet e energjisë
Një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor zbardhen detajet e Paketës së Mbështetjes për Energjinë për Shqipërinë, që fokusohen në diversifikimin e burimeve......

Bumi i ndërtimeve vijon, priten porosi të reja e rritje çmimesh - Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua me 2 pikë në nëntor
Përtej krizës së çmimeve, volumit të lartë të apartamenteve të përfunduar apo drejt përfundimit, kostove shumë të larta të materialeve dhe të fuqisë punëtore,......

Qeveria kurseu 16 mln euro nga paketa antikrizë - La 3 muaj pa mbështetje shtresat në nevojë dhe pensionistët
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësive të qytetarëve për përballimin e tyre, qeveria ka kursyer afro 1.9 miliardë lekë apo 16.1 milionë......

Pas TVSH, qeveria shqiptare po fiton edhe nga borxhi publik - Kursen 6 miliardë lekë nga interesat në tregje
Viti 2022 ka qenë në çdo drejtim i favorshëm për Qeverinë. Ndërsa i është gëzuar si kurrë më parë të ardhura tepër të larta nga tatimet e doganave për shkak të......

Energjia shtrenjton prodhimin me 21% - Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet
Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti sipas shifrave më të fundit nga “Instituti......