Pas TVSH, qeveria shqiptare po fiton edhe nga borxhi publik - Kursen 6 miliardë lekë nga interesat në tregje

Viti 2022 ka qenë në çdo drejtim i favorshëm për Qeverinë. Ndërsa i është gëzuar si kurrë më parë të ardhura tepër të larta nga tatimet e doganave për shkak të rritjes së çmimeve, ajo është favorizuar edhe nga rënia e euros duke kursyer prej lehtësimit të interesave të boxrxhit publik, por edhe nga zhvillimet e brendëshme në tregun e letrave me vlerë. Ndërsa buxhetiit i erdhën rreth 400 milionë dollarë shtesë për shkak të çmimeve të rritura gjatë këtij viti, ajo ka kursyer thuajse 60 milionë dollarë të tjerë për shkak të uljes së kostove të shërbimit të borxhit.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, në zërin Shpenzimet e parashikuara për interesa gjatë vitit 2022 vlerësohet të ketë një kursim në vlerën prej 3 miliardë lekësh në interesat e brendshme si dhe 2.96 miliardë lekë në interesat e huaja. Në total, bëhet fjalë për një kursim prej thuajse 6 miliardë lekësh, apo afro 60 milionë dollarësh.
Kjo edhe pse normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë janë rritur ndjeshëm nga vera e këtij viti. Gjatë vitit 2022 pati rritje të konsiderueshme të normave, sikundër ishte parashikuar, thekson Ministria e Financave në një analizë të shërbimit të borxhit, por, nga ana tjetër, ka pasur një ngadalësi të huamarrjes së pritshme si nga burimet e brendshme edhe nga burimet e huaja, të cilat ndikojnë në mënyë të drejtpërdrejtë shpenzimet e interesave për vitin përkatës.
Scan Televizion ka evidentuar gjatë gjithë këtij viti faktin se bankat e nivelit të dytë i qëndruan larg letrave me vlerë të qeverisë veçanërisht gjatë gjashtëmujorit të parë, në pritje të normave më të larta interesi. Në pjesën më të madhe të ankandeve të bonove të thesarit e të obligacioneve, Ministria e Financave hasi vështirësi në plotësimin e gjithë shumave të shpallura.
Gjithsesi situata ka ndryshuar në tre muajt e vitit, pas reflektimit të rritjes së normës mazë të interesit nga ana e Bankës së Shqipërisë. Bankat e nivelit të dytë janë bërë shumë më aktive në këtë treg nga vjeshta e këtij viti, duke parë dyfishimin e yieldeve.
Me yielde prej 6% për bonot e thesarit një vjeçare, bankat nuk i shohin më me indiferentizëm letrat me vlerë të Qeverisë. Në ankandin e kësaj jave ishte radha e bonove me afat maturimi tremujor të shënonin rritjen e interesave. Norma e tyre e interesit u rrit me 12.5% krahasuar me ankandin e fundit të zhvilluar në fillim të tetorit, ose nga 2.78% në 3.13%.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Energjia shtrenjton prodhimin me 21% - Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet
Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti sipas shifrave më të fundit nga “Instituti......

Hungarisë i “shterojnë” karburantet - Situata është kritike pasi kompanitë e huaja kanë ulur dërgesat
Situata e furnizimit me karburant në Hungari është "kritike" pasi kërkesa është rritur dhe blerjet në mes të panikut kanë çuar në mungesa, tha të martën grupi......

Gazi amerikan “ngroh” Britaninë - Dy vendet nisin Partneritetin e Energjisë për të rritur furnizimet
Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan të mërkurën një partneritet energjetik që synon ruajtjen e një niveli më të lartë të eksporteve të gazit natyror të......

India nuk trembet nga çmimi tavan për naftën ruse - Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse
Sipas ekspertëve, India mbetet e vendosur në rritjen e sigurisë së saj energjetike dhe ka të ngjarë të shtojë importet e naftës nga Rusia. Shtetet anëtare të......

Nafta “pret” Kinën për lehtësimin e kufizimeve COVID - Në tregjet globale mbizotëron pasiguria për vendosjen e çmimit tavan për naftën ruse
Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën lehtë të mërkurën me shpresat për përmirësimin e kërkesës kineze, ndërsa mbizotëron pasiguria rreth mënyrës sesi do......

Marrëveshje në kuadër të ekspertizës dhe praktikave mbikëqyrëse e rregullatore - AMF bashkëpunimin me Autoritetin e Maltës
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka thelluar edhe më tej bashkëpunimin me rregullatorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar së fundmi një......

IATA e konfirmon: Pas rënies trevjeçare linjat ajrore do t'i rikthehen fitimeve në vitin 2023!
Industria globale e linjave ajrore është e vendosur të kthehet përsëri në përfitim vitin e ardhshëm pas një rënieje gati tre vjeçare të nxitur nga pandemia......

Pse mbi 400 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e industrisë së teknologjisë europiane në 2022?!
Industria e teknologjisë europiane ka humbur më shumë se 400 miliardë dollarë në vlerë këtë vit, sipas firmës së kapitalit të sipërmarrjes Atomico. Vlera e......