India nuk trembet nga çmimi tavan për naftën ruse - Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse

Sipas ekspertëve, India mbetet e vendosur në rritjen e sigurisë së saj energjetike dhe ka të ngjarë të shtojë importet e naftës nga Rusia. Shtetet anëtare të Bashkimit Europian ranë dakord të premten për një kufi prej 60 dollarësh për fuçi për çmimin e naftës së papërpunuar ruse. Sipas vendimit, sigurimet dhe shërbimet e tjera për dërgesat e naftës ruse do të ndalohen nëse shitet më shumë se 60 dollarë për fuçi.
Ky kufi i çmimit nuk është larg nga ajo që India, një blerës i madh i naftës ruse, ka paguar për importet në muajt e fundit.
"Vendet që vazhdojnë të importojnë naftë ruse, si India, Kina, disa nga ekonomitë e tjera në zhvillim, mendoj se mund t'u japë atyre më shumë porioritet negociues për çmimin. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë gjithashtu se Rusia do të vazhdojë të negociojë në mënyrë dypalëshe," tha ish-ambasadori i Indisë në Kazakistan, i cili tani është president i Institutit të Studimeve Globale në Indi.
Importet e naftës së papërpunuar ruse nga India arritën rekordin prej një milion fuçi në ditë gjatë nëntorit. Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse.
Embargo e re ndaj anijeve dhe kompanive të sigurimit të BE-së mund të shkaktojë ndërprerje afatshkurtëra. Por, Rusia ka punuar për të gjetur alternativa.
Ekspertët thonë se nëse ka një reduktim të eksporteve të naftës bruto ruse në terma afatgjatë, kjo mund të çojë përfundimisht në çmime më të larta të naftës në tregjet globale.
Dorina Kurtaj/ SCAN
Sondazh

Nafta “pret” Kinën për lehtësimin e kufizimeve COVID - Në tregjet globale mbizotëron pasiguria për vendosjen e çmimit tavan për naftën ruse
Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën lehtë të mërkurën me shpresat për përmirësimin e kërkesës kineze, ndërsa mbizotëron pasiguria rreth mënyrës sesi do......

Marrëveshje në kuadër të ekspertizës dhe praktikave mbikëqyrëse e rregullatore - AMF bashkëpunimin me Autoritetin e Maltës
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka thelluar edhe më tej bashkëpunimin me rregullatorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar së fundmi një......

IATA e konfirmon: Pas rënies trevjeçare linjat ajrore do t'i rikthehen fitimeve në vitin 2023!
Industria globale e linjave ajrore është e vendosur të kthehet përsëri në përfitim vitin e ardhshëm pas një rënieje gati tre vjeçare të nxitur nga pandemia......

Pse mbi 400 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e industrisë së teknologjisë europiane në 2022?!
Industria e teknologjisë europiane ka humbur më shumë se 400 miliardë dollarë në vlerë këtë vit, sipas firmës së kapitalit të sipërmarrjes Atomico. Vlera e......

Vit rekord për Greqinë - 47.1% e energjisë elektrike u prodhua nga burimet e rinovueshme deri më tani në 2022
Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, duke përfshirë hidrocentrale të mëdha, arriti në 20.2 GWh në dhjetë muajt deri në tetor, sipas të......

Rënia e naftës, kolapsi i teknologjisë dhe shkurtimet e Fed? ‘Surprizat’ e mundshme të tregut 2023!
Pas një viti të trazuar për tregjet financiare, Standard Chartered (bankë shumëkombëshe me operacione në bankat konsumatore, korporative dhe institucionale,......

What does the "Declaration of Tirana" predict? From the 1 billion euro investment program to the EU "Repower" plan
The Tirana Summit was not held just to deliver a political message but it was also a summit with a concrete package of projects. At the end of the summit, the......

Pemë origjinale apo artificiale për festat e fund vitit: Cila është më mirë?!
Ne kalojmë shumë kohë duke folur për përfitimet e pemëve dhe pse nuk duhet të prisni pemët, por mund të pyesni veten, po për pemët e festave? A janë ato......