Hungarisë i “shterojnë” karburantet - Situata është kritike pasi kompanitë e huaja kanë ulur dërgesat

Situata e furnizimit me karburant në Hungari është "kritike" pasi kërkesa është rritur dhe blerjet në mes të panikut kanë çuar në mungesa, tha të martën grupi i naftës dhe gazit MOL, duke shtuar se zgjidhja e vetme ishte krijimi i kushteve për rritjen e importeve.
Kompanitë e huaja kanë ulur dërgesat e karburantit në Hungari që kur qeveria vendosi kufizimin e çmimit të benzinës dhe naftës në 480 forintë (1,22 dollarë) për litër një vit më parë.
"MOL mbetet e përkushtuar për të ruajtur sigurinë e furnizimit nga produktet tona, megjithatë furnizimi i plotë i tregut nuk mund të sigurohet pa rritjen e importeve të produkteve në mjedisin aktual," tha kompania në një deklaratë.
Drejtori menaxherial i MOL, Gyorgy Bacsa, theksoi se kompania po përpiqej të importonte më shumë produkte nga rafineria e saj në Sllovaki, por ka arritur kufijtë maksimalë të kapaciteteve logjistike.
Kompania tha të hënën se u përball me disa mungesë të stoqeve të karburantit në pothuajse të gjithë rrjetin e saj të stacioneve të karburantit gjatë fundjavës pasi shumë njerëz filluan blerjet nën panik.
Kufiri i çmimit të karburantit aktualisht zbatohet për drejtuesit e automjeteve private, automjeteve bujqësore dhe taksive dhe skadon në fund të dhjetorit. Ndërsa, qeveria ka deklaruar se do të vendosë nëse do të zgjasë masën bazuar në informacionin që kompania është në gjendje të sigurojë furnizimin ose jo.
MOL tha gjithashtu se kishte filluar të rrisë përpunimin e naftës së papërpunuar në rafinerinë e saj të Danubit dhe pritet të arrijë shfrytëzimin e plotë të kapacitetit brenda dy javësh. Për shkak të punimeve të mirëmbajtjes, rafineria ka funksionuar me kapacitet 50-55%, duke prekur të gjitha produktet.
SCAN
Sondazh

Gazi amerikan “ngroh” Britaninë - Dy vendet nisin Partneritetin e Energjisë për të rritur furnizimet
Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan të mërkurën një partneritet energjetik që synon ruajtjen e një niveli më të lartë të eksporteve të gazit natyror të......

India nuk trembet nga çmimi tavan për naftën ruse - Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse
Sipas ekspertëve, India mbetet e vendosur në rritjen e sigurisë së saj energjetike dhe ka të ngjarë të shtojë importet e naftës nga Rusia. Shtetet anëtare të......

Nafta “pret” Kinën për lehtësimin e kufizimeve COVID - Në tregjet globale mbizotëron pasiguria për vendosjen e çmimit tavan për naftën ruse
Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën lehtë të mërkurën me shpresat për përmirësimin e kërkesës kineze, ndërsa mbizotëron pasiguria rreth mënyrës sesi do......

Marrëveshje në kuadër të ekspertizës dhe praktikave mbikëqyrëse e rregullatore - AMF bashkëpunimin me Autoritetin e Maltës
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka thelluar edhe më tej bashkëpunimin me rregullatorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar së fundmi një......

IATA e konfirmon: Pas rënies trevjeçare linjat ajrore do t'i rikthehen fitimeve në vitin 2023!
Industria globale e linjave ajrore është e vendosur të kthehet përsëri në përfitim vitin e ardhshëm pas një rënieje gati tre vjeçare të nxitur nga pandemia......

Pse mbi 400 miliardë dollarë janë fshirë nga vlera e industrisë së teknologjisë europiane në 2022?!
Industria e teknologjisë europiane ka humbur më shumë se 400 miliardë dollarë në vlerë këtë vit, sipas firmës së kapitalit të sipërmarrjes Atomico. Vlera e......

Vit rekord për Greqinë - 47.1% e energjisë elektrike u prodhua nga burimet e rinovueshme deri më tani në 2022
Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme, duke përfshirë hidrocentrale të mëdha, arriti në 20.2 GWh në dhjetë muajt deri në tetor, sipas të......

Rënia e naftës, kolapsi i teknologjisë dhe shkurtimet e Fed? ‘Surprizat’ e mundshme të tregut 2023!
Pas një viti të trazuar për tregjet financiare, Standard Chartered (bankë shumëkombëshe me operacione në bankat konsumatore, korporative dhe institucionale,......