Qeveria kurseu 16 mln euro nga paketa antikrizë - La 3 muaj pa mbështetje shtresat në nevojë dhe pensionistët

Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësive të qytetarëve për përballimin e tyre, qeveria ka kursyer afro 1.9 miliardë lekë apo 16.1 milionë euro nga fondi i vënë në dispozicion për paketën e rezitencës sociale që u ndërmor pikërisht me qëllimin e zbutjes së pasojave të krizës.
Ky është bilanci i bërë në fundvit nga qeveria dhe i pasyquar në ndryshimet buxhetore, të cilat ndodhin për herë të tretë përgjatë këtij viti. Konkretisht, sipas aktit normativ të datës 1 dhjetor 2022, rezulton se fondi total i vënë në dispozicion për paketën e rezistencë sociale ishte 12.1 miliardë lekë, nga të cilat janë përdorur 10.2 miliardë lekë.
Në muajin Mars, me aktin e parë normativ, qeveria vendosi indeksimin e pensioneve në masën 3.3%, kompensim 3 mijë lekë në muaj për pensinistët dhe familjet në nevojë për 3 muaj ku përfitues ishin 434 mijë individë, rritjen e pagës minimale, si dhe ndërmori masa të tjera, që preknin bizneset dhe sektorët të veçantë.
Pas kësaj pakete e cila i shtrinte efektet deri në fund të Qershorit, për 3 muaj përgjatë Korrik-Shtator, shtresat në nevojë u lanë zbuluar dhe nuk pati asnjë lloj ndihme apo reagimi nga ana e qeverisë, e cila vendosi që në mesin e muajit shtator të ndërmerrte një paketë të dytë ndihme.
Paketa e dytë u konceptua ndryshe, duke u shtrirë në afatgjatë dhe targetoi më shumë indivdë, ku u vendos indeksimi i pensioneve në masën 6 për qind, rritje e pagesës mujore të ndihmës ekonomike dhe aftesisë së kufizuar, rritje e pagave në sektorin publik dhe rritje e pagës minimale në 34 mijë lekë.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Pas TVSH, qeveria shqiptare po fiton edhe nga borxhi publik - Kursen 6 miliardë lekë nga interesat në tregje
Viti 2022 ka qenë në çdo drejtim i favorshëm për Qeverinë. Ndërsa i është gëzuar si kurrë më parë të ardhura tepër të larta nga tatimet e doganave për shkak të......

Energjia shtrenjton prodhimin me 21% - Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet
Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti sipas shifrave më të fundit nga “Instituti......

Hungarisë i “shterojnë” karburantet - Situata është kritike pasi kompanitë e huaja kanë ulur dërgesat
Situata e furnizimit me karburant në Hungari është "kritike" pasi kërkesa është rritur dhe blerjet në mes të panikut kanë çuar në mungesa, tha të martën grupi......

Gazi amerikan “ngroh” Britaninë - Dy vendet nisin Partneritetin e Energjisë për të rritur furnizimet
Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan të mërkurën një partneritet energjetik që synon ruajtjen e një niveli më të lartë të eksporteve të gazit natyror të......

India nuk trembet nga çmimi tavan për naftën ruse - Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse
Sipas ekspertëve, India mbetet e vendosur në rritjen e sigurisë së saj energjetike dhe ka të ngjarë të shtojë importet e naftës nga Rusia. Shtetet anëtare të......

Nafta “pret” Kinën për lehtësimin e kufizimeve COVID - Në tregjet globale mbizotëron pasiguria për vendosjen e çmimit tavan për naftën ruse
Kontratat e së ardhmes së naftës u rritën lehtë të mërkurën me shpresat për përmirësimin e kërkesës kineze, ndërsa mbizotëron pasiguria rreth mënyrës sesi do......

Marrëveshje në kuadër të ekspertizës dhe praktikave mbikëqyrëse e rregullatore - AMF bashkëpunimin me Autoritetin e Maltës
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka thelluar edhe më tej bashkëpunimin me rregullatorët e vendeve të Bashkimit Evropian, duke nënshkruar së fundmi një......

IATA e konfirmon: Pas rënies trevjeçare linjat ajrore do t'i rikthehen fitimeve në vitin 2023!
Industria globale e linjave ajrore është e vendosur të kthehet përsëri në përfitim vitin e ardhshëm pas një rënieje gati tre vjeçare të nxitur nga pandemia......