Çmimi i energjisë për dhjetorin nuk rritet - Asambleja e KESH pezullon çmimet e shtrenjtuara për OSHEE, fasha s’aplikohet

Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, duke lënë në fuqi tarifat aktuale. Burime të sigurta konfirmuan për TV SCAN se vendimi është marrë në datën 5 dhjetor, ndërsa pas tij pritet aplikimi i ri OSHEE-së, që duhet të depozitohet pranë Entit Rregullator të Energjisë, lidhur me kostot që duhet të përfshihen në përcaktimin e çmimit.
Kjo nënkupton se fasha e energjisë për konsumin mbi 800 kWh/muaj nuk do të aplikohet as për dhjetorin, muajin e fundit ku parashikohej tarifimi me 2 blloqe, sipas vendimit të muajit shtator. tërhqeja nga shtrenjtimi i energjisë vjen në një kohë kur situate hidrike në Kaskadën e Drinit pësoi përmirësim, si pasojë e rreshjeve të shiut, duke bërë që importet të ndalen dhe paralelisht të kryhen edhe disa proceduar për shitjen e energjisë.
Po ashtu, u arritu të sigurohet edhe një kontratë depozitimi për vitin që vjen. Sa I takon zyrtarizimit për mosaplikimin e fashës 800 kwh, vendimi zyrtar pritet të merret nga Entit Rregullator të Energjisë, por sikurse është argumentuar edhe në mbledhjet e kaluara, çmimi reflekton kostot e blerjes së energjisë dhe në kushtet kur nuk ka ndryshim të tyre, atëhere edhe çmimi final nuk ndryshon. Kjo nënkupton se tarifimi i energjisë do të bëhet vetëm me një fashë, teksa i gjithë konsumi do të faturohet me 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Samiti i BE, çfarë fituam për energjinë - Zbardhen detajet/ Financim i tubacionit të gazit Fier – Vlorë, 85 mln euro për blerjet e energjisë
Një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor zbardhen detajet e Paketës së Mbështetjes për Energjinë për Shqipërinë, që fokusohen në diversifikimin e burimeve......

Bumi i ndërtimeve vijon, priten porosi të reja e rritje çmimesh - Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua me 2 pikë në nëntor
Përtej krizës së çmimeve, volumit të lartë të apartamenteve të përfunduar apo drejt përfundimit, kostove shumë të larta të materialeve dhe të fuqisë punëtore,......

Qeveria kurseu 16 mln euro nga paketa antikrizë - La 3 muaj pa mbështetje shtresat në nevojë dhe pensionistët
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësive të qytetarëve për përballimin e tyre, qeveria ka kursyer afro 1.9 miliardë lekë apo 16.1 milionë......

Pas TVSH, qeveria shqiptare po fiton edhe nga borxhi publik - Kursen 6 miliardë lekë nga interesat në tregje
Viti 2022 ka qenë në çdo drejtim i favorshëm për Qeverinë. Ndërsa i është gëzuar si kurrë më parë të ardhura tepër të larta nga tatimet e doganave për shkak të......

Energjia shtrenjton prodhimin me 21% - Edhe çmimet e importit në rritje, por me vetëm 8.1%, krahasuar me vjet
Çmimet e prodhimit dhe të importit vijojnë në një tendencë në rritje edhe përgjatë tremujorit të tretë të këtij viti sipas shifrave më të fundit nga “Instituti......

Hungarisë i “shterojnë” karburantet - Situata është kritike pasi kompanitë e huaja kanë ulur dërgesat
Situata e furnizimit me karburant në Hungari është "kritike" pasi kërkesa është rritur dhe blerjet në mes të panikut kanë çuar në mungesa, tha të martën grupi......

Gazi amerikan “ngroh” Britaninë - Dy vendet nisin Partneritetin e Energjisë për të rritur furnizimet
Shtetet e Bashkuara dhe Britania njoftuan të mërkurën një partneritet energjetik që synon ruajtjen e një niveli më të lartë të eksporteve të gazit natyror të......

India nuk trembet nga çmimi tavan për naftën ruse - Deri tani, kostot e transportit dhe sigurimit janë përballuar nga pala ruse
Sipas ekspertëve, India mbetet e vendosur në rritjen e sigurisë së saj energjetike dhe ka të ngjarë të shtojë importet e naftës nga Rusia. Shtetet anëtare të......