Bota Postuar më 8 Dhjetor 2022, 09:58

Dollari qëndron i dobët - Tregjet përgatiten për një recesion në SHBA në 2023

Nga SCAN TV
Dollari qëndron i dobët - Tregjet përgatiten për një

Dollari amerikan po qëndron i dobët edhe në sesionin e sotëm, pasi investitorët po përgatiten për një recesion në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vitit 2023. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 105.3, ndërsa në sesionin e kaluar humbi rreth 0.4% të vlerës. Gjithashtu, investitorët po tregohen të kujdesshëm, në pritje të takimit të Rezervës Federale javën e ardhshme dhe të të dhënave mbi inflacionin.

Analistët vlerësojnë se ka 91% mundësi që Banka Qendrore Amerikane të rrisë me 50 pikë bazë normën bazë të interesit në takimin e 14 dhjetorit dhe 9% mundësi që ta rrisë me 75 pikë bazë. Një ditë përpara takimit të Rezervës Federale do të publikohen edhe të dhënat mbi inflacionin, që do të japin një panoramë më të qartë mbi çmimet e konsumit. Monedha e përbashkët europiane, euro, po qëndron në mbi 1.05 dollarë, ndërsa paundi po tregtohet pranë 1.22 dollarëve.

Euro ka gjetur edhe një mbështetje nga të dhënat në Eurozonë, që kanë sugjeruar se recesioni mund të jetë më i butë se vlerësimet fillestare. Të enjten e ardhshme, edhe Banka Qendrore Europiane do të marrë vendimet e saj mbi normat e interesit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1230 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat