Bordi i Transparencës - Bie çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend

Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes së çmimeve në bursën Platts të Mesdheut.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.
Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 104 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 07 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
SCAN
Sondazh

“Ndëshkohen” projektet me realizim të dobët - Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës
Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato......

Shqipëria nga vendet e fundit për eksporte - Zusi: Nuk ka forcë punëtore, emigrimi plagë e Shqipërisë
Shqipëria është nga vendet e fundit që eksporton kështu u shpreh “Në Fokus” ekspertja Ines Nurja. Kjo e fundit tregoi edhe se peshën kryesore e zë tregtia e......

Bashkitë nuk kursehen për dekoret e fundvitit - 405 mijë euro 25 prej tyre. Durrësi kryeson me shpenzimet
Festat e fundvitit po afrojnë dhe siç do herë 61 bashkitë e vendit zbukurojnë sheshet kryesore të qyteteve. Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës......

Çmimi i energjisë për dhjetorin nuk rritet - Asambleja e KESH pezullon çmimet e shtrenjtuara për OSHEE, fasha s’aplikohet
Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë......

Samiti i BE, çfarë fituam për energjinë - Zbardhen detajet/ Financim i tubacionit të gazit Fier – Vlorë, 85 mln euro për blerjet e energjisë
Një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor zbardhen detajet e Paketës së Mbështetjes për Energjinë për Shqipërinë, që fokusohen në diversifikimin e burimeve......

Bumi i ndërtimeve vijon, priten porosi të reja e rritje çmimesh - Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua me 2 pikë në nëntor
Përtej krizës së çmimeve, volumit të lartë të apartamenteve të përfunduar apo drejt përfundimit, kostove shumë të larta të materialeve dhe të fuqisë punëtore,......

Qeveria kurseu 16 mln euro nga paketa antikrizë - La 3 muaj pa mbështetje shtresat në nevojë dhe pensionistët
Pavarësisht rritjes së vazhdueshme të çmimeve dhe vështirësive të qytetarëve për përballimin e tyre, qeveria ka kursyer afro 1.9 miliardë lekë apo 16.1 milionë......

Pas TVSH, qeveria shqiptare po fiton edhe nga borxhi publik - Kursen 6 miliardë lekë nga interesat në tregje
Viti 2022 ka qenë në çdo drejtim i favorshëm për Qeverinë. Ndërsa i është gëzuar si kurrë më parë të ardhura tepër të larta nga tatimet e doganave për shkak të......