Tregjet europiane, në qëndrueshmëri - Investitorët presin mbledhjen e FED, shqetëson ngadalësimi i ekonomisë

Tregjet europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, ndërsa investitorët vijojnë të jenë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë dhe inflacionin e lartë. Gjithsesi më shumë qartësi do të ketë javën e ardhshme, kur Rezerva Federale të marrë vendimet e saj në lidhje me politikat monetare.
Gjerësisht tregjet presion një rritje të normës bazë të interesit me 50 pikë bazë. Edhe shumica e tregjeve aziatike kanë pasur një sesion të kujdesshëm, ndërsa Wall Street është mbyllur në rënie. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 është hapur në rënie me 0.2%, fokusi i tregjeve është rikthyer te ngadalësimi i ekonomisë.
Në takimin e javës së ardhshme, banka qëndrore në SHBA pritet të rrisë normën bazë të interesit me 50 pikë bazë, por vendimtare do të jenë të dhënat mbi inflacionin që do të publikohen një ditë përpara mbledhjes së FED. Për muajin tetor, inflacioni në SHBA rezultoi në 7.7%, ndërsa analistët parashikojnë një ngadalësim të mëtejshëm për muajin nëntor.
SCAN
Sondazh

CEFTA vazhdon të zgjerojë Korridoret e Gjelbërta me Bashkimin Evropian
Java tradicionale e CEFTA-s po mbahet këtë vit në Bruksel, ku në fokus është bashkëveprimi i politikës tregtare, integrimi rajonal, duke u përqëndruar në......

Bordi i Transparencës - Bie çmimi i naftës, benzinës dhe gazit në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

“Ndëshkohen” projektet me realizim të dobët - Investimet/ 43 milionë euro shtesë për tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Tiranës
Ecuria e dobët e investimeve publike përgjatë 11 muajve të parë të vitit, ka bërë që në mbyllje të tij, qeveria të rialokojë fondet, duke i çuar tek ato......

Shqipëria nga vendet e fundit për eksporte - Zusi: Nuk ka forcë punëtore, emigrimi plagë e Shqipërisë
Shqipëria është nga vendet e fundit që eksporton kështu u shpreh “Në Fokus” ekspertja Ines Nurja. Kjo e fundit tregoi edhe se peshën kryesore e zë tregtia e......

Bashkitë nuk kursehen për dekoret e fundvitit - 405 mijë euro 25 prej tyre. Durrësi kryeson me shpenzimet
Festat e fundvitit po afrojnë dhe siç do herë 61 bashkitë e vendit zbukurojnë sheshet kryesore të qyteteve. Pavarësisht inflacionit të lartë dhe krizës......

Çmimi i energjisë për dhjetorin nuk rritet - Asambleja e KESH pezullon çmimet e shtrenjtuara për OSHEE, fasha s’aplikohet
Asambleja e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare ka pezulluar çmimet e shtrenjtuara të shitjes së energjisë për Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë......

Samiti i BE, çfarë fituam për energjinë - Zbardhen detajet/ Financim i tubacionit të gazit Fier – Vlorë, 85 mln euro për blerjet e energjisë
Një ditë pas samitit BE – Ballkani Perëndimor zbardhen detajet e Paketës së Mbështetjes për Energjinë për Shqipërinë, që fokusohen në diversifikimin e burimeve......

Bumi i ndërtimeve vijon, priten porosi të reja e rritje çmimesh - Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë: Treguesi i ndjesisë ekonomike u përmirësua me 2 pikë në nëntor
Përtej krizës së çmimeve, volumit të lartë të apartamenteve të përfunduar apo drejt përfundimit, kostove shumë të larta të materialeve dhe të fuqisë punëtore,......