Sulmet kibernetike, Qeveria “blindon” nënshkrimet elektronike - Ligj i ri për identifikimin digjital, do autentifikohen faqet e internetit, siguri transaksioneve

Ndërsa Shqipëria përjetoi për disa muaj me radhë një seri sulmesh kibernetike, nënshkrimet elektronike të bizneseve mbeten pikëpyetja por edhe frika më e madhe, për shkak të sensibilitetit shumë të lartë që ato bartin me vete. Rrezik që Qeveria po e adreson përmes një ligji të ri për “Identifikimin Elektronik dhe Shërbimet e Besuara”, ndërkohë që vetëm pak javë më parë përcaktoi edhe paga të reja për stafit në varësi të AKSHI-t që kujdeset për to, të cilat shkojnë në rreth 10 mijë dollarë në muaj.
Qëllimi është është përcaktimi i kuadrit të nevojshëm ligjor për identifikimin elektronik të sigurt, nënshkrimin elektronik, vulat elektronike, dorëzimin e shërbimit elektronik të regjistruar dhe autentifikimin e faqeve të internetit, si dhe garantimin e nivelit të lartë të sigurisë për transaksionet elektronike në vend.
Projektligji sjell në skenë Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimeve të Besuara, të cilët do të autorizohen nga AKCESK me qëllim parandalimin dhe minimizimin e ndikimit të incidenteve të sigurisë, si dhe informimin e palëve të interesuara mbi efektet e shkaktuara nga incidente të tilla. Këta ofrues, do të auditohen me shpenzimet e tyre, të paktën çdo 24 muaj, si dhe për çdo ndryshim të mundshëm në procesin e ofrimit të shërbimit, nga Organizmi i Testimit dhe Konfirmimit.
Neni 8 i projektligjit përcakton kushtet për identifikimin fillestar ku risi është metoda remote e identifikimit ose metodat e tjera të cilat ofrojnë një siguri ekuivalente me praninë fizike.
Risi tjetër janë kërkesat që duhet të përmbushin pajisjet e krijimit të nënshkrimeve elektronike të kualifikuara të përcaktuara në nenin 27, si dhe certifikimi i pajisjeve të krijimit të nënshkrimeve elektronike të kualifikuara të përcaktuara në nenin 28, certifikim i cili do të bëhet nga një organ publik ose privat, i akredituar nga Autoriteti Përgjegjës për Akreditimin në Republikën e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Shqipëria ‘hap dyert’ për mish derri nga 14 shtete, por me disa kushte - Mbarështimi vendas humbet 21 mijë krerë në 5 vjet!
Shqipëria ka rikonfirmuar dyert e hapura për importin masiv të mishit të derrit që vjen nga 14 shtete, europiane dhe të rajonit. Referuar urdhrit më të fundit......

Në Shqipëri çdo ditë, 6300 metra katrorë ndërtime - Analiza e lejeve të ndërtimit prej 1995-ës dhe vitet e “boom”-it
“Scan Intel” ka analizuar lejet e ndërtimit ndër vite, në mbi dy dekada për të kuptuar ecurinë e tyre, vitet kur janë dhënë më shumë leje, ato kur janë dhënë......

Udhëtoni me tren, jo me avion! - BE miraton kërkesën e Francës. Ndalon fluturimet e shkurtra
Bashkimi Europian ka miratuar kërkesën e Francës për anulimin e tre itenerareve me rreze të shkurtër për sa i përket fluturimeve, për të kursyer emetimet e......

Sanksionet e BE-së, kufiri i çmimit të naftës ruse dhe rregullat e reja turke shkaktojnë bllokim të cisternave!
Rregullat e reja turke të sigurimit për cisternat e naftës që transportojnë naftë ruse vazhdojnë të ngadalësojnë lëvizjen e cisternave në brigjet e Turqisë dhe......

Botërori i ardhshëm do të ketë 16 ekipe te reja shtesë. A është më shumë më mirë?!
Kupa e ardhshme e Botës do të jetë më e madhja ndonjëherë pasi organizmi botëror i futbollit FIFA vendosi të shtojë numrin e ekipeve nga 32 në 48 në vitin......

BE nis paketën e mbështetjes energjetike prej 1 miliard euro për Ballkanin Perëndimor – Si do të ndahen fondet
Bashkimi Evropian njoftoi në fund të tetorit se ishte duke përgatitur 1 miliard euro grante për sektorin e energjisë në Ballkanin Perëndimor. Detajet e......

Sondazhi: Tregtarët me pakicë mendojnë të investojnë edhe më shumë gjatë 2023 sidomos në teknologji dhe kripto!
Investitorët me pakicë nuk janë trembur nga rënia e aksioneve këtë vit. Në vitin 2023, shumica e investitorëve individualë planifikojnë të investojnë të......

FIFA gjobit Kroacinë dhe Serbinë për incidentet ndëretnike në Kupën e Botës!
Federata e futbollit kroat dhe serb u gjobit nga komiteti disiplinor i FIFA-s për incidente që përfshijnë provokime etnike në Kupën e Botës. FIFA i gjobiti......