Shqipëria Postuar më 8 Dhjetor 2022, 12:26

Shqipëria ‘hap dyert’ për mish derri nga 14 shtete, por me disa kushte - Mbarështimi vendas humbet 21 mijë krerë në 5 vjet!

Nga SCAN TV
Shqipëria ‘hap dyert’ për mish derri nga 14 shtete, por me

Shqipëria ka rikonfirmuar dyert e hapura për importin masiv të mishit të derrit që vjen nga 14 shtete, europiane dhe të rajonit.  Referuar urdhrit më të fundit të Ministrisë së Bujqësisë, vendi ynë mund të furnizohet pa kufizime me mish derri nga Rumania, Hungaria, Sllovakia, Polonia, Letoni, Bullgari, Estoni, Serbi, Lituani, Maqedonia e Veriut, Itali, Gjermani, Moldavi, Ukrainë. Ministria e Bujqësisë ka bërë disa ndryshime, sa i takon rajoneve nga ku mund të importohen, ndërsa duhet të zbatohen edhe disa rregulla strikte sigurie, të cilat kanë qenë të vendosura dhe më parë.

Konkretisht,  për kafshët e gjalla të llojit derra të butë dhe të  egër, certifikata   shëndetësore   veterinare duhet të vërtetojë, që kafshët:  nuk  kanë  shfaqur  shenja  klinike  të  murtajës afrikane të derrave ditën e dërgesës; janë mbajtur që nga lindja ose për tre muajt e fundit në një zonë pa prezencë të murtajës afrikane të derrave; ose janë  mbajtur  në  një  stacion  karantine,  të  izoluar  për  30  ditë  përpara  dërgesës  dhe  i  janë nënshtruar   një   testi   virologjik   dhe   një   testi serologjik të kryer të paktën 21 ditë pas hyrjes në stacionin e karantinës, me rezultate negative.

Kritere të sigurisë ushqimore kërkohen edhe për produkte dhe nënprodukte të tyre. Referuar strukturës së blegtorisë në njësi, mbarështimi i derrave zë vetëm 6.6 % dhe në 5 vitet e fundit ka pasur një rënie të konsiderueshme me 21 mijë kere, duke u fiksuar në 159 mijë krerë në 2021-shin nga 180 mijë që ishin në 2017.

Përqendrimi më i madh i mbarështimit të derrave është në qarkun e Lezhës me 35,6% dhe të Fierit me 19,6% ndaj numrit të përgjithshëm të krerëve. Kukësi është qarku më pak përfaqësues për numrin e derrave me 0,4% ndaj numrit gjithsej të krerëve.

Elisabeta Dosku/ SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat