Rajoni Postuar më 8 Dhjetor 2022, 12:31

Grekët, pesimistë për të ardhmen e ekonomisë - Një në dy punonjës të sektorit privat janë të shqetësuar për punën e tyre

Nga SCAN TV
Grekët, pesimistë për të ardhmen e ekonomisë - Një

Pesimizmi për të ardhmen e ekonomisë greke dhe shqetësimet për kostot që lidhen me energjinë dhe nevojat bazë, si ushqimi janë mbizotëruese. Ndërkohë, pothuajse një në dy punonjës të sektorit privat shqetësohen për të ardhmen e vendit të punës për 6 muajt e ardhshëm.

Këto janë disa nga gjetjet e sondazhit të Dhomës së Tregtisë së Athinës, sipas të cilit, 63% e të anketuarve janë pesimistë për ecurinë e ekonomisë greke në muajt në vijim. Sipas sondazhit të kryer në datat 9-13 nëntor 2022, biznesmenët shfaqen më pak pesimistë, me 58% të shqetësuar për rrjedhën e ekonomisë greke dhe 42% që e shikojnë të ardhmen me optimizëm. Përqindjet e mësipërme janë përmirësuar në krahasim me sondazhin e mëparshëm të qershorit, ku 72% e biznesmenëve shprehën vlerësime pesimiste për ecurinë e ekonomisë. Ndërkohë, qëndrueshmëria e biznesit shqetëson 54% të profesionistëve të biznesit.

Inflacioni, dhe si pasojë ulja e të ardhurave të disponueshme, i detyron konsumatorët të kursejnë, kryesisht energjinë, por edhe mallrat e konsumit që nuk janë thelbësore. Ndërkohë, që 21% e konsumatorëve do të kursejnë edhe artikujt bazë si ushqimi.

Për sa i përket “shportës familjare”, nga të gjithë ata që kanë marrë pjesë në sondazh, 54% besojnë se ajo po ecën në drejtimin e duhur, ndërsa 44% e të anketuarve kanë mendim të kundërt. Përqindjet e biznesmenëve dhe profesionistëve në Athinë po lëvizin në të njëjtat nivele.

Dorian Koça/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat