Tronditjet e euros, bizneset marrin masa dhe i rrinë larg - BSH: Kredia në monedhën europiane, më e ulëta që nga viti 2011

Duket se nënçmimi i fortë që ka pësuar monedha e përbashkët europiane muaj e fundit është percepruar si risk nga individët e bizneset shqiptare, të cilët i janë drejtuar lekut për të shmangur kspozimin. Banka e Shqipërisë raporton se kreditë në euro, për gjysmën e parë të këtij kanë rënë në nivelin më të ulët të shënuar që prej vitit 2011, madje aktualisht rezulton ndjeshëm nën kufirin rregullator.
Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, stoku i kredisë së pambrojtur në valutë zbriti me 4.8 mld lekë ose 3.8%, në nivelin 123 mld lekë, me i ulëti i regjistruar që prej vitit 2011. Teprica e kredisë së pambrojtur në valutë ka rënë gjatë periudhës me 3.8%, dhe në terma vjetorë me 4.6%.
Kontributin kryesor në këtë ecuri e kanë dhënë rëniet në kredinë e pambrojtur në valutë për bizneset, kryesisht në sektorin e tregtisë, dhe në monedhën euro. Ndërkohë që nuk ka ndodhur i njëjti fenomen me individët. Ndërsa, kredia e pambrojtur në valutë për individët, e orientuar kryesisht drejt blerjes së pasurive të paluajtshme, ka njohur rritje gjatë kësaj periudhe.
Peshën kryesore të kredisë së pambrojtur (61%) e zë kredia për bizneset, e cila gjatë periudhës u pakësua me 8%, për shkak të tkurrjes së portofolit të kredive të rregullta në euro. Sipas sektorëve, peshën kryesore në këtë kredi e zë “pasuria e paluajtshme” me 57%, e ndjekur nga “tregtia” me 23%. Në tërësi, kjo ecuri tregon një rënie të ekspozimit të sektorit bankar ndaj efektit të tërthortë të kursit të këmbimit, duke kontribuuar pozitivisht në qëndrueshmërinë e tij.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Bizneset, mundësi aksesi në financë e njohuri - Hristiç: BERZH, suport për gratë në biznes dhe SME-të
Aksesi në financë dhe në njohuri janë dy nga sfidat kryesore më të cilat përballen bizneset e vogla dhe të mesme aktualisht, për të cilat Banka Europiane për......

KESH, 34 milionë euro të tjera për blerje energjie - Tenderi u zhvillua në ditën më të “shtrenjtë” të bursës. Procedura, për 1 muaj
34 mln euro i ka kushtuar Korporatës Elektorenergjetike Shqiptare blerja e fundit e energjisë, që do të shërbejë për plotësimin e nevojave konsumatore në......

Linjat e udhëtarëve, në vështirësi - Mema: Rimbursimi i karburantit nuk merret i plotë, problem dhe transporti i paligjshëm
Operatorët e transportit ndërqytetës nuk po arrijnë të përfitojnë të plotë subvencionin e karburantit prej 100 lekë/litër për shkak të deklarimeve jo të plota,......

Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kw. Shiu 'shpëton' familjet shqiptare nga shtrenjtimi i faturës
Qeveria shqiptare është tërhequr nga aplikimi i vendimit për të tarifuar me çmim real ata që konsumojmë më shumë se 800 kilovatë energji elektrike në muaj.......

“Fanboy” i Elon Musk futet në listën e Forbes - Ngritja e “Teslanaires”, Leo KoGuan nga Singapori, aksionerit të tretë në Tesla!
Ai e deklaron veten fans të Elon Musk dhe përdor termin “fanboy”. Themeluesi i SHI International, Leo KoGuan nga Singapori u rendit i 112-ti në listen e më të......

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles - Fillimisht, imazhi i mbretit do shfaqet në monedhën 50 pens dhe atë përkujtimore 5 paund
Zbulohen monedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e Mbretit Charles III. Fillimisht, imazhi i Mbretit do të shfaqet vetëm në monedhën 50 pens, e......

Pse mbretëresha e Danimarkës u ka hequr titujt mbretërorë nipërve?!
Mbretëresha e Danimarkës ka hequr disa tituj mbretërorë nga katër nipërit e saj, në një veprim të kritikuar nga djali i saj më i vogël. Mbretëresha Margrethe......

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit.......