Qeveria shqiptare tërhiqet nga rritja e çmimit të energjisë për fashën mbi 800 kw. Shiu 'shpëton' familjet shqiptare nga shtrenjtimi i faturës

Qeveria shqiptare është tërhequr nga aplikimi i vendimit për të tarifuar me çmim real ata që konsumojmë më shumë se 800 kilovatë energji elektrike në muaj. Vendimi u njoftua nga kryeministri.; ai tha se ndikim në këtë vendim ka të bëjë fakti se ditët e fundit ka pasur reshje që kanë ndikuar në nivelin e prodhimit të energjisë elekttrike në vend.
Shtrenjtimi i energjisë elektrike për ata që konsumojnë më shumë se 800 kilovatë në muaj ka marrë edhe miratimin e Entit Rregullator të Energjisë pak ditë më parë. Vendimi përcaktonte se duke nisur nga data 1 tetor, ato familje që shpenzojnë më shumë do të faturohen me 42 lekë për kilovat, pa TVSH.
Kjo rritje u argumentua me faktin se Koorporata Elektroenergjetike Shqiptare po e blen energjinë më shtrenjtë si rrjedhojë e shtrenjtimit në tregjet ndërkombëtare. Parashikimet ishin që kjo lëvizje të ketë si efekt financiar një vlerë prej 1.8 miliardë lekësh.
Ky vendim konsiderohet i përkohshëm pasi do të ketë kohëzgjatje deri në 31 dhjetor të këtij viti. Kjo do të thotë se për faturimin e vitit të ardhshëm, do të duhet të realizohet edhe një mbledhje tjetër.
Sipas dokumentit të depozituar në ERE, në muajin tetor, numri i abonentëve që parashikohet të preken nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike është 49 334, ndërkohë që në muajt nëntor dhe dhjetor ky numër familjesh rritet në 71 278.
Sondazh

“Fanboy” i Elon Musk futet në listën e Forbes - Ngritja e “Teslanaires”, Leo KoGuan nga Singapori, aksionerit të tretë në Tesla!
Ai e deklaron veten fans të Elon Musk dhe përdor termin “fanboy”. Themeluesi i SHI International, Leo KoGuan nga Singapori u rendit i 112-ti në listen e më të......

Zbulohen monedhat e reja me portretin e Charles - Fillimisht, imazhi i mbretit do shfaqet në monedhën 50 pens dhe atë përkujtimore 5 paund
Zbulohen monedhat e reja të Mbretërisë së Bashkuar me portretin e Mbretit Charles III. Fillimisht, imazhi i Mbretit do të shfaqet vetëm në monedhën 50 pens, e......

Pse mbretëresha e Danimarkës u ka hequr titujt mbretërorë nipërve?!
Mbretëresha e Danimarkës ka hequr disa tituj mbretërorë nga katër nipërit e saj, në një veprim të kritikuar nga djali i saj më i vogël. Mbretëresha Margrethe......

Nafta, fitimet e para javore në 5 javët e fundit - Mbështetet nga dobësimi i dollarit dhe nga mundësitë që OPEC të ulë prodhimin
Nafta po tregtohet e qëndrueshme në sesionin e sotëm, pasi fitimeve të një dite më parë, por pritet të publikojë fitimet e para javore në 5 javët e fundit.......

Bursat europiane, me volum të ulët tregtar - Investitorët bëjnë bilancin në fund të tremujorit të tretë të vitit
Bursat europiane janë hapur me ndryshime të vogla në sesionin e sotëm, pasi investitorët po e cilësojnë një sesion pauzë për shkak se është dita e fundit e......

Euro dhe Paundi rikuperojnë humbjet - Banka e Anglisë vijon blerjen e obligacioneve, BQE do të rrisë interesat
Euro dhe paundi britanik kanë vijuar rimëkëmbjet edhe në sesionin e fundit të kësaj jave, duke e rrëzuar indeksin që mat ecurinë e dollarit amerikan në nivelin......

Protesta masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve!
Protestat masive të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë......

Inflacion rekord në Gjermani - Kap nivelin më të lartë në 70 vjet!
Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në......