Protesta masive në Francë kundër çmimeve të larta dhe reformës së pensioneve!

Protestat masive të zhvilluara në mbarë vendin në Francë kishin në fokus shërbimin urban dhe shkollat. Mbi 200 kolona demonstruesish u mobilizuan në mbarë vendin dhe 20-30 % e personelit të shkollave iu bashkuan protestave, sipas të dhënave të sindikatave.
Qarkullimi i trenave brenda vendit ishte i kufizuar, në Paris disa trena dhe autobusë të periferive qarkulluan më rrallë se zakonisht. Ndërkohë që trenat e distancave të largëta qarkulluan sipas planit. Në demonstratën në Marsejë mori pjesë edhe ish-kandidati për president populisti i majtë Jean-Luc Mélenchon.
Më shumë potencial shpërthyes se thirrjet për rritjen e pagave ka reforma e planifikuar e pensioneve - qeveria do ta rrisë moshën e daljes në pension nga 62 aktualisht në 64 ose 65 vjeç dhe për shumë njerëz në Francë kjo është e papranueshme.
Kampi qeveritar kishte rënë dakord për të shtyrë konsultimet me përfaqësuesit e organizatave sociale në mënyrë që deri në dimër të paraqesin një projektligj. Ligji i ri do të duhet të hyjë në fuqi verën e ardhshme. Në diskutim është që kufiri i moshës së pensionit të rritet me katër muaj për secilin vit në mënyrë që deri në vitin 2031 mosha e pensionit të arrijë për të gjithë në 65 vjeç.
Tradicionalisht në Francë në vjeshtë pasi popullsia kthehet nga pushimet e verës zhvillohen protesta në mbarë vendin për probleme të ndryshme dhe pakënaqësi sociale. Por të enjten (29.09) nuk pati protestë masive në rrugë kundër presidentit Emmanuel Macron, që u rizgjodh në verë dhe qeverisë së riformuar. Për shkak të ndihmave miliardëshe dhe vendosjes së një tavani për çmimin e energjisë inflacioni në Francë aktualisht është dukshëm më i ulët se në vendet e tjera europiane.
Sindikatat dhe opozita gjithashtu janë të përçara në protestën e tyre kundër qeverisë. Ndërkohë që sindikatat demonstrojnë, partia e majtë, socialistët dhe ekologjistët kanë bërë thirrje që më 16 tetor të zhvillohet një "Marshim kundër shtrenjtimit të jetesës dhe mosangazhimit në krizën e klimës". DW
E . S / SCAN

Inflacion rekord në Gjermani - Kap nivelin më të lartë në 70 vjet!
Inflacioni në Gjermani ka arritur nivelin më të lartë që prej 70 vjetësh. Nxitur nga çmimet e energjisë dhe ushqimeve për konsumatorët rritja e çmimeve në......

Dollari dhe Paundi ndërrojnë kah, humbasin e fitojnë përkatësisht mbi 1 pikë brenda natës!
Dollari amerikan ka humbur mbi 1 pikë brenda natës duke e mbyllur javën në të ‘kuqe’ teksa është blerë këtë mëngjes me 118.3 lekë dhe është shitur me 119.8......

Ulja nuk zgjat shumë! Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri
Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë ulja e çmimeve të karburanteve në vend. Boirdi I Transparencës ka miratuar rritjen e çmimit të naftës me 10 lekë dhe të......

The energy exchange receives its license - After 2 postponements, ERE gives approval for the 5-year operation of the electricity market
After it was postponed two times, the Energy Regulatory Body has licensed the Albanian Energy Exchange to operate of the electricity market. This license will......

Shqipëria në takimin rajonal të BE-së për biznesin: Një sistem funksional i infrastrukturës së cilësisë parakusht për standardet e prodhimeve!
Në takimin rajonal BE për Biznesin u vlerësua se nxitja e tregut të përbashkët rajonal nëpërmjet infrastrukturës se cilësisë dhe tregtisë elektronike, i cili u......

Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi tatimor godet 12 kompani ndërtimi me argumentin se lëshonin fatura fiktive
Mbi 1.2 miliard lekë fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm......

Dimër i vështirë për ekonominë europiane - Goditja e krizës energjetike, më e fortë se ajo financiare e vitit 2009
Një ditë pas paralajmërimeve të OECD për një recesion të afërt në shumë ekonomi të Eurozonës që do të paguajnë "çmimin e luftës", një tjetër parashikim vjen......

Zgjidhja e lirë e ngrohjes që vjen nga Kina - Kërkesa e konsumatorëve europiane për batanije elektrike është pesëfishuar
Kriza energjetike që ka pllakosur Europën ka bërë që konsumatorët të kthehen drejt një zgjidhjeje që vjen nga mijëra kilometra larg: batanije elektrike nga......