Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2022, 18:59

Ulja nuk zgjat shumë! Rritet sërish çmimi i naftës dhe benzinës në Shqipëri

Nga SCAN TV
Ulja nuk zgjat shumë! Rritet sërish çmimi i naftës dhe

Nuk ka zgjatur më shumë se dy ditë ulja e çmimeve të karburanteve në vend. Boirdi I Transparencës ka miratuar rritjen e çmimit të naftës me 10  lekë dhe të benzinës me 8 lekë të benzinës.

Referuar vendimit të Bordit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 229 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 217 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 203  ishte 195 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 191  lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat evidentohet se ‘vendimet e Bordit të Transparencës në datë 29 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran”. Sipas njoftimi, rritja vjen për shkak të rritjes së faktoreve:

  1. Gazoil rritja në bursë +68 usd ton nga data 26 Shtator.

2.Benzina rritja në bursë + 60 usd nga data 26 Shtator.

3.kursi dollarit nga + 1.63 pikë nga data 26 Shtator  kur ishte mbledhja e fundit e bordit.

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat