Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2022, 16:26

Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi tatimor godet 12 kompani ndërtimi me argumentin se lëshonin fatura fiktive 

Nga SCAN TV
Skemë mashtrimi 1.2 miliardëshe me TVSH në Tiranë - Hetimi

Mbi 1.2 miliard lekë fatura fiktive të lëshuara nga shoqëri tregtare, që nuk kanë ushtruar në asnjë moment aktivitet ekonomik, duke i shkaktuar shtetit një dëm financiar në TVSH dhe Tatim Fitimi prej 300 milion lekësh të reja.

Është ky konkluzioni i hetimit tatimor disa mujor që ka çuar në pranga 13 shtetas dhe ka përfshirë në hetim edhe 4 të tjerë. Referuar njoftimit zyrtar, pas një hetimi disa mujor, Administrata Tatimore nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit, përmes metodave të specializuara dhe kryqëzimit të informacionit midis librave të shitjes dhe librave të blerjes, si edhe nëpërmjet sistemeve elektronike fiskale ka arritur të faktojë përfshirjen e 17 shtetasve të lidhur ngushtë me subjekte të përfshira në skemën kriminale.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë si dhe Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë arritur të provojnë se këto subjekte në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementë të veprës penale “Skemë Mashtrimi në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, në Bashkëpunim, parashikuar nga nenet 144/a dhe 25 e Kodit Penal.

Gjithashtu, dyshohet se në këtë skemë kriminale mashtrimi janë të përfshirë persona edhe subjekte të tjera, si dhe funksionarë të Administratës Publike, për të cilët vazhdojnë hetimet dhe veprimet proceduriale për të dokumentuar veprimtarinë kriminale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat