Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2022, 14:29

“Çmimet mund të rriten më tej për shkak të krizës energjetike” - BSH: Ekonomia ecuri pozitive, janë rritur depozitat dhe kreditimi

Nga SCAN TV
“Çmimet mund të rriten më tej për shkak të

Banka e Shqipërisë publikoi të enjten Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke i vlerësuar pozitivisht ritmet rritjes së ekonomisë shqiptare, por duke nënvizuar rrezikun që vjen nga kriza globale e energjisë për rritjen e ccmimeve të produkteve si dhe reduktimin e konsumit.

Sipas Bankës së Shqipërisë, është e domosdoshme që Qeveria të mbulojë sa më shumë nevoja për konsum energjitik nga prodhimi i brendshëm.

Ndërkohë që ecuri pozitive kanë shënuar depozitat e sistemit bankar, ashtu si dhe kreditimi, i cili flet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

Sfidë për Bankën e Shqipërisë do të mbeten presionet që i vijnë nga jashtë ekonomisë shqiptare sa i përket ccmimeve të energjisë dhe të mallrave.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat