Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2022, 14:20

Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria humbet një potencial të lartë zhvillimi ekonomik

Nga SCAN TV
Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria

Shqipëria po humbet një potencial shumë të lartë zhvillimi ekonomik për shkak të pjesmarrjes së ulët të grave në sektorët e inovacionit.  Ky ka qenë një ndër konkluzionet e Forumit Ekonomik të Grave në Ballkan, i mbajtur së fundmi në Tiranë,  ku kanë dalë në pah sfidat kryesore me të cilat përballen gratë dhe vajzat në tregun e punës dhe në biznes, dhe çfarë mund të bëhet për ti përmirësuar ato.

Rafaela Rica nga Forumi Ekonomik i Grave në Ballkan u shpreh se: “Në rajon janë shumë gra që nuk kanë mundësi punësimi dhe janë ende në kërkim të mundësive për veten dhe familjen e tyre. Sfida jonë është sit ë përmirësojmë aftësitë e grave në mënyrë që të gjejnë hapsirë në tregun e punës. Si të ndihmojmë gratë që të ngrene bizneset e tyre. Vetëm 25 për qind e grave janë në krye të bizneseve në Ballkanin Përëndimor. Duhet të inkurajojmë femrat që të orientohen dhe punonjë në sektorë inovativë që lidhen me shkencën, dixhitalizimin, etj. Ka një pjesmarrje të ulët të grave në këtë sektor dhe Shqipëria humbet një potencial shumë të lartë për tu zhvilluar për këtë arsye”.

“Ne mbështesim zhvillimin ekonomik të gruas dhe inovacionin. Aktualisht 40.2 për qind e grave në Shqipëri janë menaxhere biznesi.Jemi të vetëdijshme që merr shumë kohë  për të arritur barazinë e plotë, por nuk mund ta marrim të mirëqenë progresin e bërë deri më tani në Shqipëri në kërë drejtim, dhe duhet të luftojmë për ta mbajtur dhe për tu rritur më tej”, tha se Elsa Hastad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri.

Forumi Ekonomik i Grave në Ballkan kishte një pjesmarrje të gjerë të grave që zotërojnë një biznes apo që janë në pozicione menaxheriale nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë dhe shërbeu si shkëmbim eksperiencash dhe të ideve për fuqizimin e gjinisë femërore ne ekonomi.

Elisabeta Dosku / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat