Rama videomesazh për ndërtimet pa leje – Firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë

Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë, ndërtuar pa leje në qendër të Tiranës, të cilat do të përdoren sipas ligjit për interes publik.
Rama ka shpërndarë një videomesazh ku gjithashtu ka paralajmëruar se ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme.
“Askush, as opozitat që nuk lënë akuzë pa bërë, as mediat që nuk lënë gjë pa thënë, as drejtësia jo e jo, që nuk lë avlli apo papafingo nëpër periferi pa ndëshkuar, nuk i pa, nuk i tha, nuk i dëgjoi, nuk i kërkoi katet dhe metrat e ndërtuara pa leje për qëllim fitimi deri dhe në mes të Tiranës. Sepse të tërë, ose e kanë të ngjyer gishtin, kush më shumë e kush më pak, kush direkt e kush indirekt, në mjaltin e tullave e të betonit, ose i kanë sytë kaq të verbuara e veshët kaq tapë nga urrejtja që i mbush gojën me shpifje, me gënjeshtra, me akuza që janë shumë të fortë me të dobëtit, por shumë të dobët me të fortit. Ama kush ka kujtesë e di që luftën me ndërtimet pa leje dhe betejën për shijen urbanizuese dhe modernizimin civilizues e kam nisur bashkë me politikën, pa e reshtur kurrë, me shumë arritje, por dhe me disa dështime.
E kemi ulur dhjetë fish numrin e metrave katrorë pa leje që ndërtuesit e pallateve i kishin dikur bukë e djathë mu këtu në kryeqytetin e Shqipërisë, por ende nuk i kemi ndalur dot për fare, sepse gjithsesi e kanë gjetur gjithnjë rrugën për ta blerë të drejtën që nuk e kanë, duke paguar inspektorë, ndonjë polic, ndonjë shef komisariati, por sigurisht duke marrë peng gjykatës e prokurorë të cilët kanë patur gjithnjë kollaj ta tregojnë zellin e tyre me më të dobëtit, për një avlli apo dhe një çati pa leje siç thashë.
Ama tani kemi ardhur tek kapitulli i fundit i kësaj përpjekje të gjatë dhe pasi e kemi parë që drejtësia e shitur për lekët e metrave pa leje u ka hapur vazhdimisht një shteg shpëtimi, kemi marrë një vendim të ri qeverie dhe e kemi mbyllur çdo shteg, sepse mua dhe këtë qeveri, ta harrojnë, nuk na blejnë dot, askush! Unë e kjo qeveri jemi të vendosur ta çojmë deri në fund çdo përpjekje pa u lodhur as nga kthesat shpesh herë të forta, as nga të përpjetat, as nga tatëpjetat të panumërta, të përditshme, në këto kohë kaq të vështira.
Ja ku është edhe akti i parë i dorëzimit! 4646 metra katrorë pa leje në mes të Tiranës, i kalojnë shtetit me kontratë noteriale. E ky është vetëm akti i parë i marrjes për interes publik të pasurive në metra katrorë të paligjshme, që do të pasohet nga të tjerët deri në metrin e fundit katror. Prandaj, kush merret me mua e me ne duke na treguar si ata që fshihen pas kullave e pas pallateve, le ta shohë mirë të vërtetën ose le të vazhdojë të lehë, por unë i siguroj të gjithë ata që duan një Shqipëri të drejtë e që duan një Shqipëri ku ligji të jetë njësoj për të gjithë e të mos ketë të fortë para ligjit, se nuk do t’i tradhtoj kurrë”, ka thënë Rama.
SCAN
Sondazh

“Java me katër ditë punë” – Studimi dhe testi në Mbretërinë e Bashkuar po jep rezultate pozitive
Sipas rezultateve të një sondazhi të kohëve të fundit, në gjysmë të rrugës së një prove gjashtëmujore të ‘punës me katër ditë në javë’ në mbarë Mbretërinë e......

Sondazhi: Kush janë 10 vendet më të korruptuara në botë, të renditura sipas perceptimit
Organizata joqeveritare Transparency International, me seli në Gjermani, e përkufizon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime......

The EBRD gives its projections for Albania/ The economy is being maintained thanks to loans, tourism, and remittances.
The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) has not changed the projections for Albania's economic growth this year, so they remain at 3%. But......

Si Shtetet e Bashkuara po ‘eksportojnë’ inflacion në vendet e tjera!
Rezerva Federale është e përqendruar në frenimin e rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara por vendet e tjera mijëra kilometra larg po tërhiqen nga fushata e......

Italia ul parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023 ndërsa financat publike përmirësohen!
Qeveria në largim e kryeministrit italian Mario Draghi të mërkurën uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm në 0.6% për shkak të rritjes së......

Rekord aplikimesh për azil në Holandë – Eurostat: Rreth 30 mijë kërkesa janë ende pa përgjigje!
Numri i kërkesave për azil në Holandë është pothuajse aq i lartë sa gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, sipas të dhënave të reja. Shifrat nga......

Paundi dhe Euro ringrihen nga nivelet minimale - Banka e Anglisë njofton blerje të palimituara të obligacioneve, deri më 14 tetor
Paundi britanik ka rikuperuar një pjesë të humbjeve, gjatë sesionit të sotëm, pasi Banka e Anglisë njoftoi blerje të palimituara të obligacioneve në tregjet......

Nafta tregtohet në rreth 88 dollarë - Goldman Sachs parashikon rënie të çmimeve në vitin 2023
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara gjatë tregtisë amerikane, një ditë më parë. Nafta Brent e Londrës......