Si Shtetet e Bashkuara po ‘eksportojnë’ inflacion në vendet e tjera!

Rezerva Federale është e përqendruar në frenimin e rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara por vendet e tjera mijëra kilometra larg po tërhiqen nga fushata e saj e ashpër për të mbytur inflacionin, pasi bankat e tyre qendrore janë të detyruara të rrisin normat e interesit më shpejt dhe më lart dhe një dollar i ‘arratisur’ po shtyn vlerën e monedhave të tyre.
Vendimi i Rezervës Federale për të rritur normat me tre të katërtat e një pikë përqindjeje në tre takime radhazi, ndërkohë që sinjalizon se rritje të tjera të mëdha janë në rrugë e sipër, ka shtyrë homologët e saj në mbarë botën të bëhen më të ashpër. Nëse ata bien shumë prapa Fed-it, investitorët mund të tërheqin para nga tregjet e tyre financiare, duke shkaktuar ndërprerje serioze.
Bankat qendrore në Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji, Indonezi, Afrikën e Jugut, Tajvan, Nigeri dhe Filipine ndoqën Fed në rritjen e normave gjatë javës së kaluar.
Qëndrimi i Fed e ka shtyrë gjithashtu dollarin në nivelet më të larta të dy dekadave kundrejt një shporte monedhash kryesore. Ndërsa kjo është e dobishme për amerikanët që duan të bëjnë pazar jashtë vendit, është një lajm shumë i keq për vendet e tjera, pasi vlera e juanit, jenit, rupisë, euros dhe paundit bien, duke e bërë më të shtrenjtë importimin e artikujve thelbësorë si ushqimi dhe karburanti. Kjo dinamikë në të cilën Fed në thelb eksporton inflacion shton presionin mbi bankat qendrore lokale.
Pasojat ndëshkuese të rritjes së shpejtë të dollarit janë bërë më të qarta ditët e fundit. Japonia ndërhyri të enjten e kaluar për herë të parë në 24 vjet për të mbështetur jenin, i cili është zhytur 26% kundrejt dollarit nga viti në ditë.
Kina po vëzhgon tregjet e monedhës pasi tregtimi i juanit ra në nivelin më të ulët kundrejt dollarit që nga kriza globale financiare, ndërsa presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde paralajmëroi të hënën se zhvlerësimi i mprehtë i euros ka “shtuar rritjen e presioneve inflacioniste. ”
Mbretëria e Bashkuar nga ana tjetër po tregon se sa shpejt situata mund të dalë jashtë kontrollit pasi investitorët globalë u mbytën në planin e rritjes ekonomike të një qeverie të re. Paundi britanik ra në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit të hënën pas eksperimentit jo-ortodoks të zbatimit të shkurtimeve të mëdha të taksave duke nxitur huamarrjen shkaktoi alarm.
Kaosi që pasoi e detyroi Bankën e Anglisë të shpallte një program emergjent të blerjes së bond-eve në përpjekje për të stabilizuar tregjet dhe çoi në një paralajmërim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, i cili tha se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të rishqyrtojë propozimet e saj.
Herën e fundit që dollari pati një rënie të ngjashme, në fillim të viteve 1980, politikëbërësit në Shtetet e Bashkuara, Japoni, Gjermani, Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar njoftuan një ndërhyrje të koordinuar në tregjet e monedhës që u bë e njohur si Marrëveshja Plaza.
Rritja e fundit e dollarit dhe dhimbja pasuese që u ka shkaktuar vendeve të tjera, ka ndezur biseda se mund të jetë koha për një marrëveshje tjetër. Por Shtëpia e Bardhë ka hedhur ‘ujë të ftohtë’ mbi idenë, gjë që e bën të duket e pamundur për momentin.
Ndërkohë, Rezerva Federale pritet të qëndrojë në kurs. Kjo do të thotë se dollari mund të rritet akoma më tej dhe bankat e tjera qendrore nuk do të jenë në gjendje të qetësohen. Forca shtesë e dollarit dhe normat më të larta të SHBA-së është absolutisht diçka që duhet të parashikohet dhe pasojat e kësaj janë vërtet mjaft të thella.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Italia ul parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023 ndërsa financat publike përmirësohen!
Qeveria në largim e kryeministrit italian Mario Draghi të mërkurën uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm në 0.6% për shkak të rritjes së......

Rekord aplikimesh për azil në Holandë – Eurostat: Rreth 30 mijë kërkesa janë ende pa përgjigje!
Numri i kërkesave për azil në Holandë është pothuajse aq i lartë sa gjatë krizës së refugjatëve të vitit 2015, sipas të dhënave të reja. Shifrat nga......

Paundi dhe Euro ringrihen nga nivelet minimale - Banka e Anglisë njofton blerje të palimituara të obligacioneve, deri më 14 tetor
Paundi britanik ka rikuperuar një pjesë të humbjeve, gjatë sesionit të sotëm, pasi Banka e Anglisë njoftoi blerje të palimituara të obligacioneve në tregjet......

Nafta tregtohet në rreth 88 dollarë - Goldman Sachs parashikon rënie të çmimeve në vitin 2023
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara gjatë tregtisë amerikane, një ditë më parë. Nafta Brent e Londrës......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Vijon paqëndrueshmëria, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Anglisë
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pas ndërhyrjes së Bankës së Anglisë në tregjet......

Rënie rekord e konsumit në Gjermani – Më i ulëti që nga viti 1991!
Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani pasi që nga viti 1991 nuk është matur ndonjë vlerë tjetër më e ulët, sipas......

Dollari dhe Franga mbeten në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi ende në vështirësi!
Dollari amerikan vijon edhe këtë mëngjes të mbetet në ‘podium’ përballë monedhës vendase teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.7 lekë sipas kursit të......

Rama talks about fiscal and criminal amnesty: It will happen
The Albanian Prime Minister, Edi Rama, has answered journalists' questions about fiscal and criminal amnesty by declaring that it is in the consultation......