Bota Postuar më 29 Shtator 2022, 09:42

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Vijon paqëndrueshmëria, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Anglisë 

Nga SCAN TV
Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Vijon paqëndrueshmëria,

Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pas ndërhyrjes së Bankës së Anglisë në tregjet financiar për të blerë sasi të pakufizuara të obligacioneve. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me rreth 1%, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë.

Sektori i shitjeve me pakicë realizon humbjet më të mëdha, në rënie me rreth 4%, por në rënie janë thuajse të gjithë sektorët. Tregjet e aksioneve njohën një tjetër ditë të paqëndrueshme të mërkurën, pasi investitorët janë të shqetësuar për ngadalësimin e ekonomisë globale dhe inflacionin e lartë.

Ndërhyrja e Bankës së Anglisë duket se i qetësoi përkohësisht tregjet, por rreziqet janë të mëdha. Në fokus të tregjeve janë edhe yield-et e obligacioneve 10-vjeçare të qeverisë amerikane, që u rritën në mbi 4% në sesionin e kaluar, niveli më i lartë që nga viti 2008, kur filloi kriza financiare globale.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat