Ankesat për mbifaturim energjie - Rikthimi i tarifimit me fasha, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE

Teksa rikthimi i fashave të tarifimit të nergjisë elektrike, mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentet familjarë kanë të drejtë të depozitojnë ankesa jo vetëm pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, por edhe pranë Entit Rregullato të Energjisë. Ankesat pranë këtij të fundit mund të depozitohen nga çdo konsumator i energjisë elektrike, që nuk merr përgjigje në afat për ankesën, që mund të ketë depozituar pranë OSHEE-së apo mbetet i pakënaqur nga zgjidhja e dhënë.
Ankesa bëhet online, përmes faqes zyrtare të ERE-s, ku gjendet formulari elektorinik, me të dhënat që kërkohen për shqyrtimin e ankesës. Ankesa duhet të përcaktojë palën ose palët që besohet se janë përgjegjëse për çështjen që trajtohet në ankesë, veprimin ose mosveprimin qe mendohet se eshte ne kundershtim me ligjet e aplikueshëm, si dhe përrllogaritje të barrës financiare, nese ka.
Gjithashtu, ankesa duhet të përmbajë edhe veprimin korrigjues, ndihmen apo dëmshpërblimin e kërkuar për dëmin e shkaktuar. ERE, sipas rastit, do të dërgojë për verifikim ankesën pranë subjektit të ankimuar brenda 15 ditëve kalendarike, ndërkohë që i ankimuari do te pergjigjet brenda 10 diteve pune, pas komunikimit të ERE.
Pas rikthimit të skemës së tarifimit me fasha, ku konsumi mbi 800 kwh/muaj do të tarifohet me 42 lekë/këh, ERE ka theksuar nevojën që leximi i matësit duhet të kryhet duke respektuar në mënyrë rigoroze afatin prej 30 ditësh kalendarike, të përcaktuar në kushtet të përgjithshme të kontratës së shërbimit universal të furnizimit me energji elektrike për klientët fundorë.
Respektimi i leximit të matësit sipas ERE-s ka si qëllim mbrojtjen e të gjithë klientëve familjarë nga çdo abuzim i mundshëm i leximit dhe faturimit të konsumit të energjisë elektrike. Kjo pasi, me rikthimin e skemës së fashave, leximi jashtë afateve i matësit do i kushtonte shtrenjtë familjeve, duke qenë se çmimi për konsumin mbi 800 kWh/muaj është gati 4.5 herë më i shtrenjtë sesa energjia e harxhuar nën këtë fashë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Si të kurseni në mënyrë efiçente energjinë elektrike - Nga fikja e dritave te këshillat për pajisjet në kuzhinë
Në kushtet aktuale, kur bota është në krizë për furnizmin me energi dhe dimri që na pret është i gjatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të kursyer sa më......

206 milionë lekë tender për panelet fotovoltaike - FSHZH: Instalim në godina publike e ndriçim rrugor, “mister” vendi ku do shtrihet projekti
Rreth 206 mln lekë është vlera e një tenderi të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për instalimin e paneleve fotovoltaike në disa godina publike, si dhe......

Rritet numri i ankesave për administratën publike - Refuzohet dhënia e informacionit, 724 raste kalojnë tek Komisioneri
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar infomacion nga autoritetet publike dhe për t’i “detyruar” ato që të japin “llogari” ka ardhur në rritje nga vitit në......

Institucionet publike “frikë” nga transparenca - Dervishi: Janë në monitorim, jo të gjitha e zbatojnë ligjin për informim
Pavarësisht se prej 8 vitesh institucionet publike kanë si detyrim që të kenë në faqet e tyre zyrtare të interentit të pasyruara programet e transparencës, të......

A ka filluar të shkrihet ‘dimri i akullt’ i Bitcoin?
Kjo qenë një periudhë ‘dimri’ e ftohtë dhe e vështirë për kriptomonedhat por shenjat e një përmirësimi, të nxitur nga kaosi i monedhës globale, kanë filluar të......

A është teknologjia e ‘hidrogjenit jeshil’ përgjigjja për problemet e energjisë në botë?
Furnizimi me energji, ndryshimet klimatike dhe transformimi i sektorit të energjisë janë sfida me të cilat përballet çdo vend. Kjo është arsyeja pse argumenti......

Si po i ndihmojnë qeveritë evropiane njerëzit të përballen me rritjen e çmimeve?
Çmimet e energjisë, mallrave dhe nevojave bazë janë rritur për shkak të ndërprerjeve të lidhura me pandeminë në zinxhirët e furnizimit global dhe ndikimit të......

Çmimet e naftës ulen mbi 1% Ndërsa Dollari arriti një nivel të ri maksimal të dy dekadave
Çmimet e naftës ranë me më shumë 1% të mërkurën, nën presionin e forcimit të dollarit. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 1,08 dollarë,......