206 milionë lekë tender për panelet fotovoltaike - FSHZH: Instalim në godina publike e ndriçim rrugor, “mister” vendi ku do shtrihet projekti

Rreth 206 mln lekë është vlera e një tenderi të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për instalimin e paneleve fotovoltaike në disa godina publike, si dhe ndriçim publik. Sipas dokumenteve të tenderit, ky projekt synon të promovojë dhe nxisë uljen e varësisë nga furnizimi me energji elektrike, ndërkohë që nuk janë specifikuar godinat publike apo rrugët që do të jenë pjesë e tij.
Tenderi, bazohet në vendimin e qeverisë për shpalljen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike, ndërsa promovon gjerësisht potencialin e lartë që ka vendi ynë në drejtim të prodhimit të energjisë nga dielli, si dhe impaktin pozitiv në mjedis, si pasojë e përdorimit të kësaj teknologjie.
Sipas FSHZH, Një investim në panelet fotovoltaike shlyhet për të paktën 6 vite për sisteme rezidenciale dhe 3 deri në 4.5 vite për impiante fotovoltaike biznesi. “Pra, përvec avantazheve të paneleve diellore në Shqipëri, një investim i tillë të siguron energji elektrike me kosto 0”,-shtohet ndër të tjra në dokumente.
Po ashtu, specifikohet se energjia e prodhuar nga ky projekt parashikohet të jetë rreth 2700 MËh/vit. Kjo energji, duke ju referuar çmimit mesatar për vitin 2022 të shitjes së energjisë elektrike në treg të lirë dhe konkretisht në Bursën Hungareze të Energjisë të publikuar në faqen zyrtare të kësaj burse, vlerësohet përafërsisht 770,000 Euro/vit.
Fuqia e instaluar synohet të arrijë të paktën 1.7 MËp dhe të instalohet në një sipërfaqe rreth 10,000 m². Kapaciteti i instaluar do të mundësohet nga instalimi i afërsisht 3,800 moduleve fotovoltaike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Rritet numri i ankesave për administratën publike - Refuzohet dhënia e informacionit, 724 raste kalojnë tek Komisioneri
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar infomacion nga autoritetet publike dhe për t’i “detyruar” ato që të japin “llogari” ka ardhur në rritje nga vitit në......

Institucionet publike “frikë” nga transparenca - Dervishi: Janë në monitorim, jo të gjitha e zbatojnë ligjin për informim
Pavarësisht se prej 8 vitesh institucionet publike kanë si detyrim që të kenë në faqet e tyre zyrtare të interentit të pasyruara programet e transparencës, të......

A ka filluar të shkrihet ‘dimri i akullt’ i Bitcoin?
Kjo qenë një periudhë ‘dimri’ e ftohtë dhe e vështirë për kriptomonedhat por shenjat e një përmirësimi, të nxitur nga kaosi i monedhës globale, kanë filluar të......

A është teknologjia e ‘hidrogjenit jeshil’ përgjigjja për problemet e energjisë në botë?
Furnizimi me energji, ndryshimet klimatike dhe transformimi i sektorit të energjisë janë sfida me të cilat përballet çdo vend. Kjo është arsyeja pse argumenti......

Si po i ndihmojnë qeveritë evropiane njerëzit të përballen me rritjen e çmimeve?
Çmimet e energjisë, mallrave dhe nevojave bazë janë rritur për shkak të ndërprerjeve të lidhura me pandeminë në zinxhirët e furnizimit global dhe ndikimit të......

Çmimet e naftës ulen mbi 1% Ndërsa Dollari arriti një nivel të ri maksimal të dy dekadave
Çmimet e naftës ranë me më shumë 1% të mërkurën, nën presionin e forcimit të dollarit. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent ranë 1,08 dollarë,......

Mohammed bin Salman emërohet kryeministër - Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të drejtojë “de fakto” vendin
Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i mbretërisë në një riorganizim të kabinetit të urdhëruar nga Mbreti......

FMN, kundër vendimeve për taksat në Britani - “Lëvizjet e mëdha financiare, të dëmshme. Rishikoni politikat”
Masat e reja ekonomike të përcaktuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka gjasa të rrisin pabarazinë, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar. Teksa paketa......