FMN, kundër vendimeve për taksat në Britani - “Lëvizjet e mëdha financiare, të dëmshme. Rishikoni politikat”

Masat e reja ekonomike të përcaktuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka gjasa të rrisin pabarazinë, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar. Teksa paketa fiskale e cila përfshinte shkurtime të mëdha taksash për fituesit më të lartë të Britanisë synon të ndihmojë familjet dhe bizneset të përballojnë goditjen e energjisë, një zëdhënës i FMN tha se ky institucion nuk rekomandon paketa fiskale të mëdha në këtë moment.
FMN ka paralajmëruar vazhdimisht vendet që të shmangin këto lloj ndihmash në përgjigje të goditjes së çmimit të energjisë. Ajo ka argumentuar se vetëm familjet më të varfra duhet të mbrohen nga faturat më të larta të energjisë dhe kostot shtesë nga rritja e inflacionit për të kufizuar ndikimin në huamarrjen publike.
Mini-buxheti I prezantuar të premten nuk u shoqërua nga një parashikim nga Zyra e pavarur e Britanisë për Përgjegjësinë e Buxhetit, e cila zakonisht analizon ndikimin që lëvizjet e mëdha financiare mund të kenë në ekonomi.
Tregjet u ndikuan fuqishëm nga masat e reja, me bonot e Mbretërisë së Bashkuar që u fundosën dhe paundi britanik ra në një nivel rekord të ulët në filllim të javës.
Sipas ministrit të financave Këarteng, mini-buxheti i shpallur nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ishte një qasje e re për një epokë të re të fokusuar në rritje. Sipas tij, ky vendim përfshinte anulimin e rritjes së planifikuar të taksës së korporatës nga 19% në 25% dhe heqjen e 45% e tatimit mbi të ardhurat e paguara duke e çuar normën më të lartë në 40%.
Paundi ka parë një rikuperim nga niveli i ulët rekord prej 1,0382 dollarësh në fillim të javës dhe u ul në rreth 1,0666 dollarë të mërkurën në mëngjes.
SCAN
Sondazh

15 shtete, presion BE-së për kufizimin e çmimit të gazit: “Ndihmon në menaxhimin e pritjeve inflacioniste”!
Një grup vendesh të Bashkimit Europian po e detyrojnë Brukselin që të përgatisë një plan këtë javë për një kufi në mbarë bllokun e shteteve për çmimin e......

“Koncesionari i karburanteve ka shkelur konkurrencën” - Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës: NOA CONTROL ka abuzuar me pozitën dominuese në treg
Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e koncesionit të matësve të hidrokarbureve NOA CONTROL SHPK ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, dhe i......

Bonot e thesarit tjetër rritje, yeldi arriti 4.53% - Letrat me vlerë të qeverisë nivele shumë të larta, marrin vëmendjen e investitorëve
Në ankandin e së martës interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë arritur një tjetër vlerë shumë të lartë që nuk shënohej prej vitesh. Ministria e......

Hapet tubacioni Baltik si një hap kyç për të ulur varësinë e gazit nga Rusia!
Udhëheqësit nga Polonia, Norvegjia dhe Danimarka kanë marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar hapjen e tubacionit të ri Baltik, një fazë kyçe në përpjekjet......

Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në Suedi e Danimarkë - Perëndimi: Sulm terrorist i planifikuar!
Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Të hënën ishte vënë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës, pothuajse i pandryshuar benzina dhe gazi
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Dollari stabilizohet në maksimumin 20-vjeçar - Paundi i rikthehet humbjeve, euro nën presion nga tensionet gjeopolitike
Paundi britani i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me uljen e taksave në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa......

Bursat europiane, në rënie me rreth 1% - Vëmendja rikthehet te inflacioni dhe ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se në vëmendje të investitorëve është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e......