Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2022, 12:01

“Koncesionari i karburanteve ka shkelur konkurrencën” - Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës: NOA CONTROL ka abuzuar me pozitën dominuese në treg

Nga SCAN TV
“Koncesionari i karburanteve ka shkelur konkurrencën” - Vendimi

Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e koncesionit të matësve të hidrokarbureve NOA CONTROL SHPK ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, dhe i kërkon asaj të marrë masa për respektimin e rregullave që përcakton ligji. Hetimi ndaj ‘Noa Control’ nisi më 28 prill të këtij viti pas një ankese të bërë nga disa kompani për pozitën dominuese që ka kompania koncesionare në ofrimin e këtij shërbimi,

Kompania ofron edhe shërbime të tjera si inspektime të depozitave të naftës e GLN-së, apo lëshimin e vërtetimeve teknike për subjektet që kryejnë aktivitet në fushën e përpunimit, transportit, tregtimit të gazit, naftës dhe nënprodukteve të tyre. Kontrata koncesionare me kompaninë private u miratua në 2019, duke i dhënë të drejtat ekskluzive për kontrollin e pompave të naftës, për 20 vite.

Në përfundim të hetimit, në 18 maj, Autoriteti i Konkurrencës konkludoi se NOA CONTROL SHPK nuk ka abuzuar me pozitën dominuese në treg. Ndërkohë që SCAN Televizion ka zbardhur vendimin përfundimtar të Autoritetit, ku arrihet në përfundimin se kompania ka abuzuar.

“Detyrimin e ndërmarrjes NOA CONTROL SHPK, si një ndërmarrje me të drejta të veçanta nëpërmjet Kontatës së koncesionit “Për shërbimin e kontrollit ligjor të instrumenteve matëse, nëpërmjet verifikimit të instrumenteve shpërndarëse të karburantit dhe gazit të lëngshëm”, që gjatë ushtrimit të aktivitetit të saj të respektojë parimet dhe rregullat e konkurrencës, veçanërisht parashikimet e nenit 9 të Ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, thekson Autoriteti i Konkurrencës.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat