Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2022, 11:54

Bonot e thesarit tjetër rritje, yeldi arriti 4.53% - Letrat me vlerë të qeverisë nivele shumë të larta, marrin vëmendjen e investitorëve

Nga SCAN TV
Bonot e thesarit tjetër rritje, yeldi arriti 4.53% - Letrat me vlerë

Në ankandin e së martës interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë arritur një tjetër vlerë shumë të lartë që nuk shënohej prej vitesh. Ministria e Financave ka bërë publike rezultatet e ankandit të fundit, ku Yieldi  Mesatar i Ponderuar i bonove të thesarit me afat maturimi 12 mujor arriti nivelin 4.53%, me një rritje të dukshme nga ankandet e një jave më parë, kur yieldi mesatar i ponderuar ishte 3.95%.

Për të kuptuar sa e fortë është rritja mjafton të sjellim në vëmendje se në ankandet e korrikut yield-i mesatar i bonove me afat maturimi 12-mujor ishte 2.84%, gjithësesi mjaft i lartë me vitet e shkuara.

Shuma e kërkuar nga Qeveria ishte 7.2 miliardë lekë, apo afërisht 72 milionë dollarë. Bie në sy se shuma u pranua e tëra nga investitorët, gjë që tregon interes të lartë për këto norma të larta kthimi.

Ndërkohë që yieldi i obligacioneve 15 vjeçare të emetuara po gjatë së martës aariti mbi 8.3%. Rritja e yieldeve ishte e pritshme, megjithëse jo në nivele kaq të larta, duke parë se në verë qeveria dha sinjale se mund të ulte kërkesën për huamarrje të brendshme.

Por sipas kalendarit të Emetimeve të Ministrisë së Financave, për të tre muajt e fundit të vitit janë parashikuar nga shtatë ankande, me një vlerë totale prej 83.5 miliardë lekësh, apo afërsisht 830 milionë dollarësh.

Sipas kalendarit, 31 miliardë do të emetohen në tetor, 29 miliardë në nëntor dhe 23.5 miliardë në dhjetor. Ankandet do të dominohen nga emetimet e bonove të thesarit 12 mujore.

Lorenc Rabeta / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat