Dollari stabilizohet në maksimumin 20-vjeçar - Paundi i rikthehet humbjeve, euro nën presion nga tensionet gjeopolitike

Paundi britani i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me uljen e taksave në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa dollari amerikan është mbëhstetur nga rritja e yield-it të bonove të thesarit. Paundi ka zbritur poshtë 1.07 dollarëve, ndërsa në fillim të javës ra deri në 1.03, niveli më i ulët në histori.
Në këtë situatë, zyrtarët e Bankës së Anglisë deklaruan se do të presin deri në takimin e nëntorit për të vendosur në lidhje me politikat monetare. Dollari amerikan vijon të qëndrojë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit përballë shportës me monedhat kryesore ndërkombëtare, në mbi 114.
Ndërkohë, monedha europiane vijon të gjendet nën presion si pasojë e përshkallëzimit të tensioneve gjeopolitike.
Europa po heton deklaratat e Gjermanisë, Danimarkës dhe Suedisë, se ka pasur sulme nën det ndaj gazsjellësve rusë, që kanë shkaktuar një rrjedhje të madhe të gazit në Detin Balltik.
Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin ka rënë sërish poshtë 19 mijë dollarëve, duke kthyer të gjitha fitimet e realizuara një ditë më parë. Ethereum po tregtohet në rreth 1270 dollarë.
SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rënie me rreth 1% - Vëmendja rikthehet te inflacioni dhe ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se në vëmendje të investitorëve është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e......

Nafta Brent bie poshtë 85 dollarëve - Ndikon forcimi i Dollarit dhe ngadalësimi i ekonomisë globale!
Nafta është kthyer në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të shqetsimeve për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e mundësive për recesion të......

Rekord i ri për Dollarin amerikan, ‘kërcen’ mbi 120 lekë – Forcohet ndjeshëm edhe Franga zvicerane!
Dollari amerikan ka arritur një rekord të ri këtë mëngjes pasi ka regjistruar një rritje të ndjeshme sërish në raport me dje duke u blerë sot me 120.8 lekë dhe......

Pse është kaq shqetësuese rënia e Euros? Ndikimi i saj në Europë dhe SHBA, teksa kriza thellohet
Ndalimi i furnizimit me gaz nga Rusia drejt Europës përmes tubacionit të saj kryesor rriti frikën për thellimin e krizës energjitike në të gjithë rajonin, ndaj......

Rama, summing up the profits of this tourist season: 1 billion Lek earnings in total-"Twice as much as the previous year, and a 17.5% contribution to GDP."
Albanian Prime Minister Edi Rama expressed optimism when talking about the gains the tourism sector has made in the past few months. As he spoke at a......

Farmers' requests for planting wheat are higher than official funds—when will they get their respective payments?
All farmers’ applications to benefit from the support of the Agricultural and Rural Development Agency on planting wheat are officially closed. What came as a......

Ibrahimaj në takim me Misionin e FMN-së: MFE po punon për hartimin e buxhetit të vitit 2023!
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi, të martën, takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë cilit informoi......

Sejko takon shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri: Perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, pavarësisht inflacionit të lartë!
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Yan Sun, shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë ku diskutimet u fokusuan në......