Shqipëria Postuar më 27 Shtator 2022, 16:05

Ibrahimaj në takim me Misionin e FMN-së: MFE po punon për hartimin e buxhetit të vitit 2023!

Nga SCAN TV
Ibrahimaj në takim me Misionin e FMN-së: MFE po punon për

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi, të martën, takimin hapës me Misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjatë cilit informoi shkurtimisht mbi ecurinë ekonomike të vendit në kontekstin e ri të krijuar  nga  efektet e  krizës energjetike dhe konflikti ushtarak në Rusi-Ukrainë, si dhe me masat e marra nga Qeveria për përballimin e efekteve të saj, ndërsa nga shefja e misionit, Yan Sun, u prezantuan fushat kryesore ku do të fokusohet misioni.

Gjatë këtij takimi, Ministrja Ibrahimaj,  shprehu anagazhimin e Qeverisë  dhe MFE-se  për të ruajtur parametrat makroekonomik dhe vijuar konsolidimin fiskal,  edhe pse rritja e çmimeve në tregjet globale ka dhënë efektet edhe në ekonominë shqiptare.

Ministrja informoi se MFE është duke punuar për hartimin e buxhetit të vitit 2023 dhe për kuadrin makro fiskal afatmesëm, përfshirë edhe pritshmëritë për mbylljen e vitin 2022.

Sipas njoftimit Sun u shpreh se disa prej fushave kryesore ku do përqendrohet misioni do të jenë analiza dhe perspektiva e treguesve makroekonomikë, fiskalë, monetare, financiarë, e të tjerë dhe projeksionet për to, do analizojë, vlerësojë dhe rekomandojë mbi objektivat e politikave fiskale, monetare, makro-prudenciale, e të tjerë, do analizojë planet fiskale dhe buxhetore të qeverisë, performancën e vitit 2022, financimin buxhetor, draft-buxhetin 2023 dhe plan-buxhetin afat mesëm, reformat strukturore, risqet, etj.

E . S / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat