Bota Postuar më 27 Shtator 2022, 15:04

Ekonomia e Rusisë do të 'vdesë në dimër' për shkak të mobilizimit ushtarak!

Nga SCAN TV
Ekonomia e Rusisë do të 'vdesë në dimër'

Në shtatë muajt që kur Rusia pushtoi Ukrainën, disa kanë argumentuar se sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë nuk ishin mjaftueshëm të forta pasi rusët vazhduan të udhëtonin, të bënin pazar, të festonin - dhe në përgjithësi të bënin një jetë normale.

Tani, një veprim i presidentit rus Vladimir Putin mund të jetë katalizatori që sjell luftën në shtëpi për rusët dhe e zhyt ekonominë në një katastrofë të vërtetë.

Të mërkurën e kaluar, Putin njoftoi një mobilizim "të pjesshëm" (dekretin e parë të mobilizimit të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore) duke urdhëruar 300,000 burra të aftë të moshës 18 deri në 30 vjeç në rezervat ushtarake për të luftuar në Ukrainë, duke shkaktuar protesta të gjera në të gjithë vendin.

Në ditët në vijim, policia ruse arrestoi mbi 2,300 qytetarë për protestë dhe dhjetëra mijëra rusë tani janë larguar nga vendi për të shmangur draftin.

Tani, ekonomisti rus Vladislav Inozemtsev, drejtor i institutit kërkimor me qendër në Moskë, Qendra për Kërkime mbi Studimet Post-Industriale, po paralajmëron se mobilizimi i Putin do të ketë "pasoja vërtet katastrofike", duke përfshirë vdekjen e ekonomisë ruse dhe rënien e regjimit të Putin.

Përpara dekretit të mobilizimit të Putin, Inozemtsev ishte dakord me parashikimet se PBB-ja e Rusisë do të bjerë rreth 4-5% këtë vit. Por tani ai beson se PBB-ja e Rusisë do të bjerë shumë në tetor dhe “muajt e ardhshëm vetëm do të konsolidojnë trendin. Tani parashikimi im pranveror për një rënie prej 10% duket pothuajse shumë optimist," tha ai.

Fokusi ekskluziv i Kremlinit në mobilizimin dhe përpjekjet e luftës do të thotë që fondet e qeverisë do të drejtohen për këto iniciativa në kurriz të investimeve në biznes dhe ekonomi, parashikon ekonomisti. Investimet në biznes do të fillojnë të bien ndjeshëm dhe Bursa e Moskës mund të bjerë nën 1500 pikë përpara fundit të vitit, shkroi Inozemtsev.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat