Sejko takon shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri: Perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, pavarësisht inflacionit të lartë!

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me Yan Sun, shefen e Misionit të FMN-së për Shqipërinë ku diskutimet u fokusuan në zhvillimet e fundit makroekonomike, ecurinë e ekonomisë shqiptare nën këndvështrimin e një ambienti sfidues botëror me inflacion të lartë si dhe përgjigjet e autoriteteve në këtë drejtim.
Sipas njoftimit në faqen zyrtare gjatë takimit u prekën dhe disa nga prioritetet e reformave strukturore të cilat do të ndihmojnë zhvillimin e mëtejshëm të potencialeve prodhuese të vendit dhe do të adresojnë disa prej dobësive strukturore të tij.
Guvernatori theksoi se perspektiva e rritjes ekonomike mbetet pozitive, pavarësisht inflacionit të lartë dhe se Banka e Shqipërisë ka filluar procesin e normalizimit të politikës monetare për të kontrolluar presionet inflacioniste dhe kthimin e inflacionit në objektiv në një horizont afatmesëm.
Banka e Shqipërisë me politikat e saj të kujdesshme ka siguruar tregje të qeta financiare, një sistem të shëndetshëm bankar dhe rezerva të mjaftueshme valutore. Të gjitha këto së bashku me hapësirat për reagim të politikave monetare e fiskale, janë një garanci më shumë për përballimin e situatave kritike.
Në informacionin e publikuar thuhet se Banka e Shqipërisë mbetet e gatshme të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas ligjit, për të mbështetur veprimtarinë bankare dhe kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të vendit dhe stabilitetin e sistemit financiar.
Përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, shkruhet në njoftim, vlerësuan se qëndrimi i politikës monetare ka qenë dhe mbetet i përshtatshëm, duke dhënë një kontribut të qenësishëm në mjedisin makroekonomik dhe zhvillimin e sistemit financiar.
Në vijim, ata shtuan se situata ndërkombëtare mbetet ende e paqartë dhe volatile, duke shtuar elementet e pasigurisë dhe nevojën për monitorimin me kujdes të dinamikës së zhvillimeve mbi inflacionin.
“Në këtë kuadër, pjesëmarrësit ndanë të njëjtin mendim mbi rëndësinë e madhe që ka monitorimi i vazhdueshëm i situatës, si dhe koordinimi i politikave nga autoritetet shqiptare duke marrë masat e nevojshme në kohën e duhur për të dhënë stimujt e nevojshëm për rritjen ekonomike në afatgjatë,” thuhet në njoftim.
E . S / SCAN
Sondazh

Ekonomia e Rusisë do të 'vdesë në dimër' për shkak të mobilizimit ushtarak!
Në shtatë muajt që kur Rusia pushtoi Ukrainën, disa kanë argumentuar se sanksionet ndërkombëtare të vendosura kundër Rusisë nuk ishin mjaftueshëm të forta pasi......

Pse Elon Musk mund të humbasë shumë në tre ditë?!
Manjati i teknologjisë ka takime të rëndësishme në fund të shtatorit që mund të kenë një ndikim të konsiderueshëm në perandorinë që ai po ndërton. Këto takime......

Wall Street: Një dollar në rritje po krijon një "situatë të paqëndrueshme" për tregun e aksioneve!
Rritja e pandërprerë e dollarit amerikan po rrit shqetësimet mbi fitimet e korporatave, paralajmëroi një analist i Wall Street, i cili vuri në dukje se......

BQE: Inflacioni do të jetë më i lartë dhe më pak kalimtar sesa mendohej!
Inflacioni do të jetë më i lartë dhe më pak kalimtar sesa mendohej fillimisht dhe cikli i rritjeve të normave të interesit do të vazhdojë të përpiqet ta zbusë......

“Energjia, lexoni në kohë sahatin!” - Tarifimi me fasha/ ERE, OSHEE-së: Respektoni afatin 30 ditor, e keni detyrim kontraktual
Enti Rregullator i Energjisë i kërkon Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë ElektrIke zbatimin e periudhës së leximit periodik të matësit të energjisë......

2021, Gjykata Antikorrupsion konfiskoi në total 8,500 lekë - Raporti zyrtar/ Numri i procedimeve 1712, prej të cilave u dërguan 440 dosje për gjykim
Ndërsa pritshmëritë ishin shumë të larta, ashtu si dhe volumi i padive për korrupsion të depozituara në SPAK, nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin......

Zyrat e punësimit, në “filtër” trajnimi - Raporti/ Stafi të përzgjidhet në bazë aftësish. Kyç, cilësia e shërbimeve
Punonjësit që ofrojnë shërbime ndërmjetësimi në zyrat e punës në të gjithë vendin kanë nevojë për trajnim, në mënyrë që këto shërbime të jenë sa më cilësore......

Sezoni turistik, Rama: 1 miliardë lekë të ardhura “Dyfishi i një viti më parë, kontribut 17.5 në PBB”
Me shifra optimiste është shprehur kryeministri Rama për bilancin e sektorit të turizmit për muajt që lam pas. Nga Durrësi në një konferencë me ministren e......