Bota Postuar më 28 Shtator 2022, 10:10

Nafta Brent bie poshtë 85 dollarëve - Ndikon forcimi i Dollarit dhe ngadalësimi i ekonomisë globale!

Nga SCAN TV
Nafta Brent bie poshtë 85 dollarëve - Ndikon forcimi i Dollarit dhe

Nafta është kthyer në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të shqetsimeve për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e mundësive për recesion të ekonomisë globale dhe forcimit të dollarit amerikan. Megjithatë, humbjet po kufizohen nga mundësitë që prodhimi në SHBA të dëmtohet si pasojë e uraganit Ian.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 85 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 77 dollarë për fuçi. Megjithatë, një pjesë e kompanitë kanë filluar ti rikthejnë punonjësit e platformave në punë, pas mbylljes ditën e martë.

Rreth 190,000 mijë fuçi, ose rreth 11% e prodhimit total në Gjirin e Meksikës u mbyllën përkohësisht, si pasojë e shqetësimeve mbi uraganin.

Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 4.2 milionë fuçi gjatë javës që u mbyll më 23 shtator, sipas Institutit Amerikan të Naftës.

Gjithsesi, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat