15 shtete, presion BE-së për kufizimin e çmimit të gazit: “Ndihmon në menaxhimin e pritjeve inflacioniste”!

Një grup vendesh të Bashkimit Europian po e detyrojnë Brukselin që të përgatisë një plan këtë javë për një kufi në mbarë bllokun e shteteve për çmimin e gazit.
Me anë të një letre të nënshkruar nga ministrat e financave të shteteve përkatëse, kërkohet që propozimi i kufizimit të pasohet nga një propozim legjislativ sa më shpejt të jetë e mundur. Në letër thuhet se kriza energjetike, e cila filloi vjeshtën e kaluar, është përkeqësuar dhe po shkakton presione.
“Ne pranojmë përpjekjet e bëra nga Komisioni dhe masat që ka marrë për të përballuar krizën. Por ne ende duhet të trajtojmë problemin më serioz nga të gjithë: çmimin me shumicë të gazit natyror. Është e vetmja masë që do të ndihmojë çdo shtet anëtar të zbusë presionin inflacioniste, të menaxhojë pritshmëritë dhe të sigurojë një kornizë në rast të ndërprerjeve të mundshme të furnizimit dhe të kufizojë fitimet shtesë në sektor” thuhet në letër.
Më tej, 15 ministrat propozojnë që kufiri të zbatohet në të gjitha transaksionet e shitjes me shumicë të gazit natyror dhe të mos kufizohet vetëm në importet nga juridiksione specifike. Kjo mund të bëhet në një mënyrë që do të garantojë sigurinë e furnizimit dhe do arrijë qëllimin e përbashkët për uljen e kërkesës, thonë ata. Por shtete si Danimarka, Gjermania dhe Holanda e kundërshtojnë letrën me arsyetimin se do të minojë sigurinë e furnizimit.
Komisioni deri më tani i ka kufizuar propozimet e tij në një taksë të papritur mbi fitimet e furnizuesve të gazit dhe kursimet e konsumit.
Bashkimi Europian duhet të vendosë një kufi të gjerë çmimi për të gjitha importet e gazit që hyjnë në bllok, në mënyrë që të vërë nën kontroll faturat në rritje të energjisë.
BE-ja propozoi një paketë masash emergjente për të trajtuar rritjen e çmimeve të energjisë në fillim të këtij muaji, por ka shmangur një kufi të çmimit të gazit, një ide që ka ndarë 27 vendet anëtare të bllokut.
SCAN
Sondazh

“Koncesionari i karburanteve ka shkelur konkurrencën” - Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës: NOA CONTROL ka abuzuar me pozitën dominuese në treg
Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e koncesionit të matësve të hidrokarbureve NOA CONTROL SHPK ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, dhe i......

Bonot e thesarit tjetër rritje, yeldi arriti 4.53% - Letrat me vlerë të qeverisë nivele shumë të larta, marrin vëmendjen e investitorëve
Në ankandin e së martës interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë arritur një tjetër vlerë shumë të lartë që nuk shënohej prej vitesh. Ministria e......

Hapet tubacioni Baltik si një hap kyç për të ulur varësinë e gazit nga Rusia!
Udhëheqësit nga Polonia, Norvegjia dhe Danimarka kanë marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar hapjen e tubacionit të ri Baltik, një fazë kyçe në përpjekjet......

Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në Suedi e Danimarkë - Perëndimi: Sulm terrorist i planifikuar!
Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Të hënën ishte vënë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës, pothuajse i pandryshuar benzina dhe gazi
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Dollari stabilizohet në maksimumin 20-vjeçar - Paundi i rikthehet humbjeve, euro nën presion nga tensionet gjeopolitike
Paundi britani i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me uljen e taksave në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa......

Bursat europiane, në rënie me rreth 1% - Vëmendja rikthehet te inflacioni dhe ngadalësimi i ekonomisë
Tregjet europiane po qëndrojnë në rënie në sesionin e sotëm, për shkak se në vëmendje të investitorëve është rikthyer sërish shqetësimi për ngadalësimin e......

Nafta Brent bie poshtë 85 dollarëve - Ndikon forcimi i Dollarit dhe ngadalësimi i ekonomisë globale!
Nafta është kthyer në rënie të konsiderueshme në sesionin e sotëm, për shkak të shqetsimeve për ngadalësimin e kërkesës, si pasojë e mundësive për recesion të......