Mohammed bin Salman emërohet kryeministër - Princi i kurorës i Arabisë Saudite do të drejtojë “de fakto” vendin

Princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, është emëruar kryeministër i mbretërisë në një riorganizim të kabinetit të urdhëruar nga Mbreti Salman. Princi Mohammed është tashmë sundimtar de fakto i eksportuesit më të madh të naftës në botë dhe emërimi zyrtarizon rolin e tij si udhëheqës i qeverisë së mbretërisë.
Princi i kurorës ka shërbyer më parë si zëvendëskryeministër, si dhe ministër i Mbrojtjes. Ai do të zëvendësohet si ministër i Mbrojtjes nga vëllai i tij më i vogël, Khalid bin Salman, i cili ishte zëvendësministër.
Dekreti mbretëror rikonfirmoi të gjithë ministrat e tjerë të lartë në postet e tyre, duke përfshirë ministrin e Jashtëm, Princin Faisal bin Farhan Al Saud, Ministrin e Financave, Mohammed al-Jadaan dhe Ministrin e Investimeve, Khalid al-Falih.
Me emërimin e Mohammed bin Salman si kryeministër, një rol i mbajtur më parë nga mbreti, monarku 86-vjeçar vazhdon një transferim të ngadaltë por të qëndrueshëm të pushtetit në mbretëri.
Në prill 2016, Princi Mohammed prezantoi Vizionin 2030, vizionin e Arabisë Saudite për të ardhmen, që synon ta bëjë mbretërinë zemrën e botës arabe dhe islame, një fuqi investimesh dhe një qendër që lidh tre kontinente.
Nisma synon të diversifikojë dhe privatizojë ekonominë dhe ta bëjë atë më pak të varur nga nafta. Deri në vitin 2030, nisma synon gjithashtu krijimin e një sistemi e-qeverisje. Princi i kurorës ka drejtuar gjithashtu një politikë të jashtme më agresive për të kundërshtuar ndikimin e rivalit rajonal, Iranit. Princi Mohammed ka ndryshuar rrënjësisht Arabinë Saudite që kur erdhi në pushtet, duke udhëhequr përpjekjet për të diversifikuar ekonominë nga varësia e naftës, lejuar gratë të drejtojnë makinën dhe frenuar pushtetin e klerikëve mbi shoqërinë.
Në nëntor 2017, katër ministra, 11 princa dhe disa sipërmarrës të profilit të lartë u arrestuan me urdhër të Mohammed bin Salman në atë që u prezantua si një spastrim kundër korrupsionit. Megjithatë, masat synonin shumë nga rivalët e tij të drejtpërdrejtë, duke konsoliduar kështu pushtetin e princit mbi mbretërinë.
Në fillim të këtij viti, ai priti Presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden në mbretëri, në një përpjekje për të rindërtuar marrëdhëniet e trazuara dypalëshe me Uashingtonin lidhur me vrasjen e shkrimtarit saudit Jamal Khashoggi në Stamboll në vitin 2018 nga agjentët saudite.
SCAN
Sondazh

FMN, kundër vendimeve për taksat në Britani - “Lëvizjet e mëdha financiare, të dëmshme. Rishikoni politikat”
Masat e reja ekonomike të përcaktuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka gjasa të rrisin pabarazinë, sipas Fondi Monetar Ndërkombëtar. Teksa paketa......

15 shtete, presion BE-së për kufizimin e çmimit të gazit: “Ndihmon në menaxhimin e pritjeve inflacioniste”!
Një grup vendesh të Bashkimit Europian po e detyrojnë Brukselin që të përgatisë një plan këtë javë për një kufi në mbarë bllokun e shteteve për çmimin e......

“Koncesionari i karburanteve ka shkelur konkurrencën” - Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës: NOA CONTROL ka abuzuar me pozitën dominuese në treg
Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se kompania e koncesionit të matësve të hidrokarbureve NOA CONTROL SHPK ka abuzuar me pozitën dominuese në treg, dhe i......

Bonot e thesarit tjetër rritje, yeldi arriti 4.53% - Letrat me vlerë të qeverisë nivele shumë të larta, marrin vëmendjen e investitorëve
Në ankandin e së martës interesat e letrave me vlerë të Qeverisë kanë arritur një tjetër vlerë shumë të lartë që nuk shënohej prej vitesh. Ministria e......

Hapet tubacioni Baltik si një hap kyç për të ulur varësinë e gazit nga Rusia!
Udhëheqësit nga Polonia, Norvegjia dhe Danimarka kanë marrë pjesë në një ceremoni për të shënuar hapjen e tubacionit të ri Baltik, një fazë kyçe në përpjekjet......

Rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream 1 dhe 2 në Suedi e Danimarkë - Perëndimi: Sulm terrorist i planifikuar!
Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2, janë bërë si pasojë e sulmeve, tha ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck. Të hënën ishte vënë......

Bordi i Transparencës – Ulet çmimi i naftës, pothuajse i pandryshuar benzina dhe gazi
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

Dollari stabilizohet në maksimumin 20-vjeçar - Paundi i rikthehet humbjeve, euro nën presion nga tensionet gjeopolitike
Paundi britani i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, për shkak të shqetësimeve që kanë të bëjnë me uljen e taksave në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa......