Shqipëria Postuar më 28 Shtator 2022, 15:51

Skandali i AKSHI-t/ Eksperti i IT: Institucioni ka përgjegjësi

Nga SCAN TV
Skandali i AKSHI-t/ Eksperti i IT: Institucioni ka përgjegjësi

Skandal! Kështu e cilëson eksperti i Teknologjisë së Informacionit Besir Semanaj, reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ndaj sulmit kibernetik.

Në një intervistë për emisionin START në SCAN, Semanaj tha se raporti për sulmin i publikuar nga FBI dhe Microsoft tregon rolin jo profesional dhe përgjegjësinë direkte që AKSHI ka në këtë incident.

Në raportin e FBI të publikuar pak ditë më parë, evidentohet se sulmi u bë përmes serverit të administrata.al.

Duke interpretuar këtë raport, AKSHI evidentoi se serveri nuk menaxhohej nga ekspertët e saj. Atëhere, sipas ekspertit, kjo e bën AKSHI-n përgjegjës sepse I ka dhënë akses një serveri pa konfigurimet e duhura.

Semanaj analizon sjelljen e AKSHI-t pas sulmit, ku sipas tij, ka qenë një gabim profesional mënyra sesi u veprua me serverat që u rikthyen në punë brenda pak ditësh, në një kohë që sulmuesit kanë qenë brenda sistemit prej 14 muajsh.

Sipas tij, AKSHI duhej të ishte siguruar se sistemet e back-up ishin të pavirusuara para se t’I rikthenin në punë.

Ndërsa akuzon AKSHI-n për mungesë transparence, Semanaj thotë se ky institucion duhet të japë shpjegime nëse sistemi I saj po përdoret  për të sulmuar institucione brenda apo jashtë vendit.

Semanaj komentoi edhe raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit të publikuar nga SCAN, që ka nxjerrë në pah një serë problematikash për mënyrën sesi menaxhohet AKSHI.

Në raport evidentohet se puna për centralizimin e shërbimeve është bërë në një mënyrë jo profesionale, me urdhëra verbalë dhe në mungesë të një regjistri incidentesh, duke mos i dhënë rëndësinë e duhur një procesi kaq madhor që ka krijuar tashmë një dëm të pakthyeshëm për qytetarët shqiptarë.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat