Rama, i vendosur për amnistinë fiskale e penale - “Do të bëhet, mos më qani hallin as mua as BE-së”

Në proces këshillimi, por do të miratohet. Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama pyetjes së gazetarëve për aministinë fiskale dhe penale. Rama deklaroi se asgjë nuk e ndal këtë qeveri së legalizuara paratë e shqiptarëve
“Ne nuk jemi tërhequr por po vazhdojmë të diskutojmë dhe dëgjojmë për të sheshuar të gjitha keqkuptimet, moskuptimet, apo edhe për të ekspozuar mos dëshirën për të kuptuar. Amnistia fiskale do të bëhet sepse e kërkojnë shumica dërrmuese e shqiptarëve. e nuk jemi askushi t’i penalizojmë shqiptarët që të legalizojnë të ardhurat e tyre, dhe t’ua bëjmë jetën ferr. Dhe kush janë ata që na thonë që jo kjo nuk mund të bëhet se Shqipëria është me kriminelë. Ne këtë ia kemi bërë vetë vetes”, u shpreh ai.
I pyetur për kundërshtimet e ndërkombëtarëve kryeministri Rama tha se Shqipëria është e gatshme të krijojë një bazë ku do të gjejë dakordësi me BE-në. 'Unë përfaqësoj shqiptarët, nuk jam për shprehej e vullnetit të ndonjë populli tjetër. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, ne jemi në diskutim me të gjithë. Do të krijomë një bazë ku të gjejmë dakordësi. Nëse nuk jemi prapë nuk ka problem, pa shkelur normat dhe parimet. Amnistitë fiskale ne i kemi parë dhe studiuar nga të gjitha vendet e BE-së. uk bëjmë asgjë që i shkon ndesh asnjë kornize që ka të bëjë me konceptet e BE-së. pak më shumë respekt kur flini për paratë në të zezë të shqiptarëve,' tha ai.
Më parë kryeministri Edi Rama ka thënë se kritikat e të huajve për këtë projektligj nuk janë të sinqerta sepse këto vende kanë bërë të njëjtën gjë në kohë të ndryshme. Amnistia fiskale dhe penale është një nismë ligjore e ndërmarrë nga qeveria shqiptare për të falur të gjitha gjobat, kamatëvonesat e pasurisë që deklarohet, nëse kryhet regjistrimi i pasurisë së disponuar në 30-vjeçarin e fundit, të kryera deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit. Personave që aplikojnë për amnisti fiskale u ruhet anonimati dhe nuk i fillojnë procedurat e ndjekjes penale.
SCAN
Sondazh

Ankesat për mbifaturim energjie - Rikthimi i tarifimit me fasha, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE
Teksa rikthimi i fashave të tarifimit të nergjisë elektrike, mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentet familjarë......

Si të kurseni në mënyrë efiçente energjinë elektrike - Nga fikja e dritave te këshillat për pajisjet në kuzhinë
Në kushtet aktuale, kur bota është në krizë për furnizmin me energi dhe dimri që na pret është i gjatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të kursyer sa më......

206 milionë lekë tender për panelet fotovoltaike - FSHZH: Instalim në godina publike e ndriçim rrugor, “mister” vendi ku do shtrihet projekti
Rreth 206 mln lekë është vlera e një tenderi të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për instalimin e paneleve fotovoltaike në disa godina publike, si dhe......

Rritet numri i ankesave për administratën publike - Refuzohet dhënia e informacionit, 724 raste kalojnë tek Komisioneri
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar infomacion nga autoritetet publike dhe për t’i “detyruar” ato që të japin “llogari” ka ardhur në rritje nga vitit në......

Institucionet publike “frikë” nga transparenca - Dervishi: Janë në monitorim, jo të gjitha e zbatojnë ligjin për informim
Pavarësisht se prej 8 vitesh institucionet publike kanë si detyrim që të kenë në faqet e tyre zyrtare të interentit të pasyruara programet e transparencës, të......

A ka filluar të shkrihet ‘dimri i akullt’ i Bitcoin?
Kjo qenë një periudhë ‘dimri’ e ftohtë dhe e vështirë për kriptomonedhat por shenjat e një përmirësimi, të nxitur nga kaosi i monedhës globale, kanë filluar të......

A është teknologjia e ‘hidrogjenit jeshil’ përgjigjja për problemet e energjisë në botë?
Furnizimi me energji, ndryshimet klimatike dhe transformimi i sektorit të energjisë janë sfida me të cilat përballet çdo vend. Kjo është arsyeja pse argumenti......

Si po i ndihmojnë qeveritë evropiane njerëzit të përballen me rritjen e çmimeve?
Çmimet e energjisë, mallrave dhe nevojave bazë janë rritur për shkak të ndërprerjeve të lidhura me pandeminë në zinxhirët e furnizimit global dhe ndikimit të......