Shqipëria Postuar më 29 Shtator 2022, 09:04

Dollari dhe Franga mbeten në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi ende në vështirësi!

Nga SCAN TV
Dollari dhe Franga mbeten në ‘podium’ ndërsa Euro dhe

Dollari amerikan vijon edhe këtë mëngjes të mbetet në ‘podium’ përballë monedhës vendase teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.7 lekë sipas kursit të këmbimit lokal në raport me një ditë më parë.

Franga zvicerane gjithashtu ka regjistruar rritje dhe vijon të qëndrojë e fortë përballë Lekut duke u blerë mëngjesin e sotëm me 121.8 lekë dhe duke u shitur me 122.9 lekë krahasuar me ditën e djeshme.

Paundi britanik edhe pse ka shënuar rritje të lehtë të kuotës këtë të enjte qëndron ende i dobët në tregun valutor teksa blihet sot me 128.6 lekë dhe shitet 131.5 lekë krahasuar me ditën e mërkurë.

Monedha europiane edhe mbetet e dobët në raport me monedhën vendase teksa blihet sot me 116.2 lekë dhe shitet me 116.8 lekë duke mos pasur luhatje të ndjeshme të kuotës në raport me dje.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat