Rënie rekord e konsumit në Gjermani – Më i ulëti që nga viti 1991!

Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani pasi që nga viti 1991 nuk është matur ndonjë vlerë tjetër më e ulët, sipas institutit të studimit të tregut, GfK. "Shumë ekonomi shtëpiake janë momentalisht të detyruara të shpenzojnë dukshëm më shumë para për energjinë, ose të lenë para mënjanë për fatura ndjeshëm më të larta të kostos së ngrohjes", është shprehur Ralf Bürkl nga instituti i studimit të tregut, GfK në Nuremberg. "Kjo do të thotë që ata kursejnë tek shpenzime të tjera". Klima e konsumit në Gjermani ka rënë në një rekord të ri, ka thënë Bürkl dhe indeksi i GfK për tetorin ra në minus 42,5 pikë.
Jörg Zeuner, krye ekonomist i Union Investment sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa është shprehur, se "arsye për këtë është se nuk ka shenja për fundin e luftës në Ukrainë. Që do të thotë, se çmimet e energjisë në Europë edhe më tej do të mbeten të larta dhe inflacioni nuk ka për të rënë kaq shpejt. Këtë e ndjejnë konsumatorët dhe kufizojnë shpenzimet. Pasiguria është e madhe në lidhje me kohëzgjatjen e krizës energjetike dhe sa e shtrenjtë do të jetë në fund fatura. Si gjithmonë në situata të pasigurta, konsumatorët kanë refleksin e kursimit."
Ndërkohë nuk ka shenja të dobësimit të inflacionit, klima e konsumit pritet të mbetet po ashtu e rënduar. "Rënia e shpenzimeve reale për konsum do të forcojnë tendencat e recesionit në ekonominë gjermane", shpjegon GfK.
Sipas Zeuner, ekonomistët presin një rënie të vëllimit ekonomik të Gjermanisë me rreth 2% deri në pranverën e vitit 2023, si pasojë e rënies së konsumit. Kurse Alexander Krüger nga Lampe Privatbank, thotë se një vështrim në kuletë e ka rritur dëshpërimin e konsumatorëve. "Çmimet e larta të energjisë dhe artikujve të përditshëm do të ushqejnë edhe më tej pesimizmin." Problematike, sipas Krüger, është se nuk shihet ende dritë në fund të tunelit. DW
E . S / SCAN
Sondazh

Dollari dhe Franga mbeten në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi ende në vështirësi!
Dollari amerikan vijon edhe këtë mëngjes të mbetet në ‘podium’ përballë monedhës vendase teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.7 lekë sipas kursit të......

Rama talks about fiscal and criminal amnesty: It will happen
The Albanian Prime Minister, Edi Rama, has answered journalists' questions about fiscal and criminal amnesty by declaring that it is in the consultation......

Skandali i AKSHI-t/ Eksperti i IT: Institucioni ka përgjegjësi
Skandal! Kështu e cilëson eksperti i Teknologjisë së Informacionit Besir Semanaj, reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ndaj sulmit......

Rama, i vendosur për amnistinë fiskale e penale - “Do të bëhet, mos më qani hallin as mua as BE-së”
Në proces këshillimi, por do të miratohet. Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama pyetjes së gazetarëve për aministinë fiskale dhe penale. Rama deklaroi......

Ankesat për mbifaturim energjie - Rikthimi i tarifimit me fasha, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE
Teksa rikthimi i fashave të tarifimit të nergjisë elektrike, mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentet familjarë......

Si të kurseni në mënyrë efiçente energjinë elektrike - Nga fikja e dritave te këshillat për pajisjet në kuzhinë
Në kushtet aktuale, kur bota është në krizë për furnizmin me energi dhe dimri që na pret është i gjatë, ka disa gjëra që mund të bëni për të kursyer sa më......

206 milionë lekë tender për panelet fotovoltaike - FSHZH: Instalim në godina publike e ndriçim rrugor, “mister” vendi ku do shtrihet projekti
Rreth 206 mln lekë është vlera e një tenderi të hapur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për instalimin e paneleve fotovoltaike në disa godina publike, si dhe......

Rritet numri i ankesave për administratën publike - Refuzohet dhënia e informacionit, 724 raste kalojnë tek Komisioneri
Ndërgjegjësimi i qytetarëve për të kërkuar infomacion nga autoritetet publike dhe për t’i “detyruar” ato që të japin “llogari” ka ardhur në rritje nga vitit në......