Paundi dhe Euro ringrihen nga nivelet minimale - Banka e Anglisë njofton blerje të palimituara të obligacioneve, deri më 14 tetor

Paundi britanik ka rikuperuar një pjesë të humbjeve, gjatë sesionit të sotëm, pasi Banka e Anglisë njoftoi blerje të palimituara të obligacioneve në tregjet dytësore për të stabilizuar tregjet e monedhave dhe tregjet financiare, pas planit radikal të qeverisë për uljen e taksave.
Monedha britanike realizoi fitimet më të mëdha ditore që nga mesi i qershorit, duke tërhequr edhe euron me vete. Banka e Anglisë bleu rreth 1 miliardë paund obligacione dhe njoftoi se do të blerë sasi të pakufizuara deri në 14 tetor. Për rrjedhojë, gjatë sesionit aziatik paundi u rrit me rreth 1.4% në mbi 1.08 dollarë, ndërsa euro fitoi rreth 1.5% të vlerës, në mbi 0.97 dollarë.
Të premten e javës së kaluar, paundi ra në 1.0327 dollarë, niveli më i ulët në histori, pasi investitorët reaguan ndaj planit të qeverisë për të ulur taksat dhe për të ofruar subvencione për investimet.
Gjithsesi, analistët shprehen se blerja e obligacioneve të qeverisë nga Banka e Anglisë mund të ndikojë në uljen e kostove të borxhit por nuk do të zgjidhe tensionet mes stimujve fiskale dhe shtrëngimit të politikës monetare.
Ndërkohë, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 113, shumë pranë nivelit më të lartë në 2 dekadat e fundit. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin vijon të tregtohet në mbi 19 mijë dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1300 dollarë.
SCAN
Sondazh

Nafta tregtohet në rreth 88 dollarë - Goldman Sachs parashikon rënie të çmimeve në vitin 2023
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pas fitimeve të konsiderueshme të realizuara gjatë tregtisë amerikane, një ditë më parë. Nafta Brent e Londrës......

Bursat europiane zgjerojnë humbjet - Vijon paqëndrueshmëria, pavarësisht ndërhyrjes së Bankës së Anglisë
Bursat europiane janë hapur në rënie edhe në sesionin e sotëm, duke zgjeruar humbjet e një dite më parë, pas ndërhyrjes së Bankës së Anglisë në tregjet......

Rënie rekord e konsumit në Gjermani – Më i ulëti që nga viti 1991!
Kriza e energjisë dhe inflacioni kanë çuar në rënie rekord të konsumit në Gjermani pasi që nga viti 1991 nuk është matur ndonjë vlerë tjetër më e ulët, sipas......

Dollari dhe Franga mbeten në ‘podium’ ndërsa Euro dhe Paundi ende në vështirësi!
Dollari amerikan vijon edhe këtë mëngjes të mbetet në ‘podium’ përballë monedhës vendase teksa blihet me 120 lekë dhe shitet me 121.7 lekë sipas kursit të......

Rama talks about fiscal and criminal amnesty: It will happen
The Albanian Prime Minister, Edi Rama, has answered journalists' questions about fiscal and criminal amnesty by declaring that it is in the consultation......

Skandali i AKSHI-t/ Eksperti i IT: Institucioni ka përgjegjësi
Skandal! Kështu e cilëson eksperti i Teknologjisë së Informacionit Besir Semanaj, reagimin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ndaj sulmit......

Rama, i vendosur për amnistinë fiskale e penale - “Do të bëhet, mos më qani hallin as mua as BE-së”
Në proces këshillimi, por do të miratohet. Kështu është përgjigjur kryeministri Edi Rama pyetjes së gazetarëve për aministinë fiskale dhe penale. Rama deklaroi......

Ankesat për mbifaturim energjie - Rikthimi i tarifimit me fasha, familjarët mund të kundërshtojnë faturat në ERE
Teksa rikthimi i fashave të tarifimit të nergjisë elektrike, mund të pasohet me një rritje të ankesave për afatet e leximit të matësit, abonentet familjarë......