Parku diellor i Karavastasë, me kredi nga BERZH - Kompania që fitoi ankandin kërkon 28 milionë euro borxh, projekti total shkon në 125 milionë euro

Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta ka kërkuar 28 mln euro kredi, pranë Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Gjithçka është njoftuar nga BERZH, që specifikon se aprovimi për kredinë afatgjatë parashikohet të bëhet në datën 2 nëntor të këtij viti. Në total, projekti ka një vlerë prej 125 mln euro, teksa në korrik të këtj viti kompania njoftoi nisjen e punimeve.
Ndërkaq, Parku fotovoltaik i Karavastasë, që do të prodhojë energji nga dielli, parashikohet të nisë operimet në 30 qershor të vitit 2023. Kjo sipas marrëveshjes përfundimtare të firmosur midis kompanisë Voltalia dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, që u bënë publike, gjatë miratimit të kontratës midis kompanisë dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, për lidhjen e impiantit me rrjetin e transmetimit të energjisë. Parku fotovoltaik i Karavastasë do të ketë një fuqi të instaluar prej 140 MW, teksa çmimi i ofertuar për blerjen e energjisë që doli nga ankandi është 24.89 euro/MW.
Ky është çmimi m e të cilin shteti shqiptar garanton blerjen e energjisë elektrike për një periudhë 15-vjeçare për 70 MW, ndërkohë që 70 MW të tjerë do të mund të tregtohen nga kompania në treg të lirë. Paralelisht, e njëjta kompani ka fituar edhe ankandin për parkun fotovoltaik të Spitallës, me një fuqi të instaluar prej 100 MW.
Gjithsesi, nisja e prodhimit të energjisë nga ky impiant është më i largët. Ndërtimi i këtyre impianteve është tejet i rëndësishëm në drejtim të diversifikimit të burimeve të prodhimit të energjisë, por edhe uljes së varësisë nga importet, që aktualisht po kushtojnë miliona euro nga paratë publike.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria humbet një potencial të lartë zhvillimi ekonomik
Shqipëria po humbet një potencial shumë të lartë zhvillimi ekonomik për shkak të pjesmarrjes së ulët të grave në sektorët e inovacionit. Ky ka qenë një ndër......

Rritja e pagave, kush përfiton dhe kur fillon? - 42 mijë punonjës marrin shtesën për muajin Shtator
Brenda muajit Shtator, në kuadër të rritjes së inflacionit, qeveria ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për të rritur pagat në sektorin publik. Por kush......

Rama videomesazh për ndërtimet pa leje – Firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë......

“Java me katër ditë punë” – Studimi dhe testi në Mbretërinë e Bashkuar po jep rezultate pozitive
Sipas rezultateve të një sondazhi të kohëve të fundit, në gjysmë të rrugës së një prove gjashtëmujore të ‘punës me katër ditë në javë’ në mbarë Mbretërinë e......

Sondazhi: Kush janë 10 vendet më të korruptuara në botë, të renditura sipas perceptimit
Organizata joqeveritare Transparency International, me seli në Gjermani, e përkufizon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime......

The EBRD gives its projections for Albania/ The economy is being maintained thanks to loans, tourism, and remittances.
The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) has not changed the projections for Albania's economic growth this year, so they remain at 3%. But......

Si Shtetet e Bashkuara po ‘eksportojnë’ inflacion në vendet e tjera!
Rezerva Federale është e përqendruar në frenimin e rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara por vendet e tjera mijëra kilometra larg po tërhiqen nga fushata e......

Italia ul parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2023 ndërsa financat publike përmirësohen!
Qeveria në largim e kryeministrit italian Mario Draghi të mërkurën uli parashikimin e rritjes ekonomike për vitin e ardhshëm në 0.6% për shkak të rritjes së......