Bursa e energjisë merr licencën - Pas 2 shtyrjesh, ERE jep miratimin për operimin 5-vjeçar të tregut të energjisë elektrike

Pas 2 shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Bursën Shqiptare të Energjisë, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca do të ketë një kohëzgjatje 5-vjeçare, ndërkohë që vendimi u mor në mbledhjen e fundit të Bordit, pas plotësimit të dokumenteve që ishin domosdoshmëri për funksionimin e saj.
Bursa e energjisë parashikohet të nisë operimet në muajin nëntor për tregun e ditës në avancë, ndërkohë që në muajin janar 2023 parashikohet të nisë tregtimi për tregun e Kosovës dhe bashkimi i të dy tregjeve Shqipëri - Kosovë. Po ashtu, parashikohet që në dhjetor të vitit 2023 të nisë tregtimi i energjisë elektrike brenda të njëjtës ditë për tregun e Shqipërisë dhe dy muaj më pas të bëhet bashkimi i tregjeve brenda të njëjtës ditë për të dy tregjet.
Ngritja e bursës së energjisë nënkupton listimin e prodhuesve të energjisë elektrike, çka do të rrisë konkurrencën si dhe do të lehtësojë blerjen e energjisë nga të gjithë bizneset e liberalizur që sigurojnë vetë sasinë e nevojshme të energjisë.
Ngritja e saj ka tejkaluar çdo afat ligjor, ndërkohë që tashmë funksionimi i këtij instrumenti ka një rëndësi edhe më të veçantë, pasi data 1 janar e këtij viti shënoi daljen në treg të lirë të rreth 7500 bizneseve. Përfaqësuesit e këtyre bizneseve kritikuan nxjerrjen në treg të lirë, pa përmbushur kushtet që duhet të plotësojë tregu, sikurse është bursa energjisë.
Ola Mitre / SCAN

Parku diellor i Karavastasë, me kredi nga BERZH - Kompania që fitoi ankandin kërkon 28 milionë euro borxh, projekti total shkon në 125 milionë euro
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta ka kërkuar 28 mln euro kredi, pranë Bankës Evropiane për......

Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria humbet një potencial të lartë zhvillimi ekonomik
Shqipëria po humbet një potencial shumë të lartë zhvillimi ekonomik për shkak të pjesmarrjes së ulët të grave në sektorët e inovacionit. Ky ka qenë një ndër......

Rritja e pagave, kush përfiton dhe kur fillon? - 42 mijë punonjës marrin shtesën për muajin Shtator
Brenda muajit Shtator, në kuadër të rritjes së inflacionit, qeveria ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për të rritur pagat në sektorin publik. Por kush......

Rama videomesazh për ndërtimet pa leje – Firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë......

“Java me katër ditë punë” – Studimi dhe testi në Mbretërinë e Bashkuar po jep rezultate pozitive
Sipas rezultateve të një sondazhi të kohëve të fundit, në gjysmë të rrugës së një prove gjashtëmujore të ‘punës me katër ditë në javë’ në mbarë Mbretërinë e......

Sondazhi: Kush janë 10 vendet më të korruptuara në botë, të renditura sipas perceptimit
Organizata joqeveritare Transparency International, me seli në Gjermani, e përkufizon korrupsionin si “shpërdorim të pushtetit të besuar për përfitime......

The EBRD gives its projections for Albania/ The economy is being maintained thanks to loans, tourism, and remittances.
The European Bank for Reconstruction and Development (EBRD) has not changed the projections for Albania's economic growth this year, so they remain at 3%. But......

Si Shtetet e Bashkuara po ‘eksportojnë’ inflacion në vendet e tjera!
Rezerva Federale është e përqendruar në frenimin e rritjes së çmimeve në Shtetet e Bashkuara por vendet e tjera mijëra kilometra larg po tërhiqen nga fushata e......