Rama: Satelitët, një kryeinspektoriat në qiell - “Do të ndalojmë ndërtimet pa leje. Në plan dhe dronët e armatosur”

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe Operatori “Satellogic USA” nënshkruan kontratën e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Gjatë prezantimit të këtij shërbimi kryeministri Rama teksa i konsideroj satelitët një kryeinspektoriat nga qielli ka njoftuar se do të funksionojnë edhe për evidentimet e ndërtimeve pa leje.
Rama u shprehj se: 'Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja.'
Rama bëri me dije se së shpejti Shqipëria do të pajiset edhe me dronët e armatosur. 'Do të ketë shumë sy mbi territor dhe do të jetë e pamundur që sytë ekskluzivë të monitoruesit të territorit t’i shesin shtetit një informacion të gabuar duke bërë letra false. Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët,' tha ai.
2 satelitët me emrat Albania 1 dhe 2 do t’i kushtojnë shtetit shqiptar 6 milionë dollarë për një kohëzgjatje kohore prej 3 vitesh.
SCAN
Sondazh

“Çmimet mund të rriten më tej për shkak të krizës energjetike” - BSH: Ekonomia ecuri pozitive, janë rritur depozitat dhe kreditimi
Banka e Shqipërisë publikoi të enjten Raportin e Stabilitetit Financiar për gjashtëmujorin e parë të vitit, duke i vlerësuar pozitivisht ritmet rritjes së......

Pronat në bregdet, Baraj: Bum kërkesash nga jashtë - Ekspertja: Ulje çmimesh nuk do ketë, shkak rritja e kostove të ndërtimit dhe pagave
Çmimet e pronave në bregdet, veçanërisht ai i vilave e i apartamenteve luksoze do vijojë të rritet me ritme të shpejta, megjithë dysfishimin që ato kanë......

Bursa e energjisë merr licencën - Pas 2 shtyrjesh, ERE jep miratimin për operimin 5-vjeçar të tregut të energjisë elektrike
Pas 2 shtyrjesh, Enti Rregullator i Energjisë ka licencuar Bursën Shqiptare të Energjisë, në veprimtarinë e operimit të tregut të energjisë elektrike. Licenca......

Parku diellor i Karavastasë, me kredi nga BERZH - Kompania që fitoi ankandin kërkon 28 milionë euro borxh, projekti total shkon në 125 milionë euro
Kompania franceze “Voltalia”, që fitoi ankandin për ndërtimin e parkut fotovoltaik në Karavasta ka kërkuar 28 mln euro kredi, pranë Bankës Evropiane për......

Gratë, ende larg sektorëve inovativë - Rica: Shqipëria humbet një potencial të lartë zhvillimi ekonomik
Shqipëria po humbet një potencial shumë të lartë zhvillimi ekonomik për shkak të pjesmarrjes së ulët të grave në sektorët e inovacionit. Ky ka qenë një ndër......

Rritja e pagave, kush përfiton dhe kur fillon? - 42 mijë punonjës marrin shtesën për muajin Shtator
Brenda muajit Shtator, në kuadër të rritjes së inflacionit, qeveria ka marrë dy vendime të njëpasnjëshme për të rritur pagat në sektorin publik. Por kush......

Rama videomesazh për ndërtimet pa leje – Firmoset akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë e 646 metrave katrorë
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në faqen e tij zyrtare kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se është firmosur akti i parë i dorëzimit tek shteti i 4 mijë......

“Java me katër ditë punë” – Studimi dhe testi në Mbretërinë e Bashkuar po jep rezultate pozitive
Sipas rezultateve të një sondazhi të kohëve të fundit, në gjysmë të rrugës së një prove gjashtëmujore të ‘punës me katër ditë në javë’ në mbarë Mbretërinë e......