Bota Postuar më 29 Shtator 2022, 14:59

Zgjidhja e lirë e ngrohjes që vjen nga Kina - Kërkesa e konsumatorëve europiane për batanije elektrike është pesëfishuar

Nga SCAN TV
Zgjidhja e lirë e ngrohjes që vjen nga Kina - Kërkesa e

Kriza energjetike që ka pllakosur Europën ka bërë që konsumatorët të kthehen drejt një zgjidhjeje që vjen nga mijëra kilometra larg: batanije elektrike nga Kina. Shifrat e eksportit tregojnë një rritje, duke përfituar kompani kineze si UTK Technology, e cila prodhon batanije elektrike dhe i shet në Alibaba. Kërkesa ka arritur një nivel të paprecedentë këtë muaj.

Kërkesat që ajo merr çdo ditë nga konsumatorët europianë është pesëfishuar dhe shumica po kërkojnë dërgesë urgjente. Kompania pret të dorëzojë mbi 10,000 batanije në Europë muajin e ardhshëm.

Europa po përgatitet për një dimër të ashpër pasi rritja e çmimeve të gazit dhe furnizimet e pakta për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë i detyruan qeveritë të hartojnë plane për të frenuar konsumin e energjisë. Familjet, tashmë të goditura nga inflacioni i lartë, po kërkojnë mënyra për të kursyer pasi përballen me rritje të mëdha të faturave të shërbimeve.

Batanijet elektrike, që kanë tela të hollë elektrikë të futur në to dhe shpërndajnë nxehtësinë pasi futen në prizë, kushtojnë më pak se një e treta për t'u përdorur në krahasim me disa ngrohës.

Dyqanet në Mbretërinë e Bashkuar konfirmojnë rritjen e kërkesës. Zinxhiri i dyqaneve John Lewis Partnership thotë se shitjet e batanijeve elektrike janë rritur me 67% krahasuar me vitin e kaluar dhe kërkimet në internet për produktet janë rritur pothuajse 470%. Këto batanije renditen ndër produktet më të shitura të shtëpisë në faqen e Amazon në Mbretërinë e Bashkuar.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat